HOROSKOPI

http://www.kosnews24.com/horoskopi-i-muajit-mars-sipas-astrologut-te-famshem-paolo-fox-ja-shenja-me-fat/

Femrat, që në kohërat e lashta, janë konsideruar si të dobëta. Por kjo gjë është një gënjeshtër e bukur pasi femrat mund të arrijnë gjithçka që duan. Nga ana tjetër, pa femrën nuk do ekzistonte asgjë. Femra është baza e çdo familjeje. Më poshtë, janë femrat e zgjedhura si femrat më të forta në bazë të shenjave të horoskopit.

Peshorja
Të lindurat në këtë shenjë kanë të gjitha vetitë që i duhen një njeriu për të arritur gjithçka. Ato janë të forta, energjike dhe të vendosura. Femrat e lindura në këtë shenjë e shohin jetën në një tjetër këndvështrim dhe gjithmonë arrijnë të realizojnë ëndrrat e tyre. Femrat e shenjës së Peshores i duan njerëzit shumë, por ndërkohë urrejnë turmat e mëdha me shumë njerëz.

Si pëllumba të paqes, ata bëjnë ndërmjetësin kur të tjerët grinden- e megjithatë u pëlqen te jenë pjesë e një debati të fortë. Ata janë natyra të dashura dhe të këndshme, por gjithashtu mund të bëhen të zymtë dhe të refuzojnë të marrin urdhëra. Njerëzit e shenjës së Peshores janë shumë inteligjentë. Në të njëjtën kohë, ata janë tepër naivë dhe të pafajshëm.

Ujori
Femrat të lindura në shenjën e Ujorit janë thjesht më të mirat.
Ato nuk do të heqin kurrë dorë nga dëshirat dhe ambiciet e tyre. Janë shumë punëtore dhe mënyra se si i zgjidhin gjërat është thjesht e mrekullueshme. Janë shenja më e fortë e zodiakut dhe kanë shumë mundësi për t’u bërë milionere. Ujori gjithashtu është ajo që dominon me bukurinë fizike.

Ajo njihet për mënyrën e veçantë të veshjes dhe stilit plot sharm. Femra ujor i ka sytë shprehës dhe i bën meshkujt të tërhiqen ndaj saj. Liria që i karakterizon, i shkon shumë me tiparet e bukura që shfaq te njerëzit që e rrethojnë. Ato njihen si të shkëputura (të largëta) nga disa situata dhe kjo lidhet me natyrën e tyre të pavarur që i vendos veçmas nga shenjat e tjera të horoskopit. Kjo shkëputje mund të ndikohet edhe nga sa e ndjeshme mund të jesh në atë moment dhe shpesh ato zgjedhin që të qëndrojnë të tërhequr sesa të lëndohen.

Akrepi
Çelësi i suksesit tuaj është pasioni. Ju bëni çdo gjë me dashuri dhe nuk zhgënjeheni kurrë. Jeni të duruara dhe kjo gjë ju shpërblehet gjithmonë. Nëse dëshironi ju mund të arrini majat dhe prandaj jeni ndër shenjat më të forta të horoskopit. Akrepat janë shumë të pavarur, janë në gjendje të përfundojnë gjithcka pa e lënë përgjysëm.

Mund të mbijetojnë pa problem nga vetmia dhe nuk janë shumë komunikues si shenjat e tjera. Disave u pëlqen të jetojnë vetëm, përderisa kështu nuk përbën problem se kush do jetë “komandanti” në shtëpi. U pëlqen të kenë kontrollin. Ata i urdhërojnё tiparet e tyre të mbeten të palёvizshme dhe ato binden. Tё rralla do tё jenё rastet kur mund tё shihni njё Akrep tё skuqur nga turpi apo tё vrenjtur nga mёrzitja. Buzëqeshjet janë të rralla, por tё vërteta. Trupi ndjek tё njёjtat urdhra si fytyra. Nuk ndodh shpesh qё tё bёj lёvizje tё pakontrolluara apo sjellje nervoze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *