HOROSKOPI

Horoskopi javor nga Paolo Fox, ja çfarë kanë parashikuar yjet për datat 16-22 mars

Dashi: Pritet që të fillojë për ju një periudhë e qetë. Çështje të ndryshme problematike, sidomos ato që kanë lidhje me punën, jua kanë vështirësuar gjërat. Është e rëndësishme të dini të shfrytëzoni mundësitë e duhura dhe të mos humbisni kohë me gjëra të panevojshme. Është koha për t’ia filluar nga e para. Futjuni punës dhe rezultatet nuk do të vonojnë të vijnë.

Demi: Keni në këto momente çështje të mbetura pezull për shkak të disa pengesave që keni hasur. Gjatë javës në vazhdim mund të përballeni me situata që do t’ju vënë në provë, por në të njëjtën kohë do t’ju bëjnë më të fortë. Mos u përkulni para asgjëje. Ju jeni njerëz me karakter të fortë dhe do ta shikoni që do t’i arrini objektivat.

Binjakët: Tani së fundmi keni kaluar një periudhë kritike. Disa situata ju kanë vënë në vështirësi dhe ju po hezitoni të merrni masa drastike, edhe sepse kjo do të ishte në dëm të njerëzve që ju i keni për zemër. Gjatë javës në vazhdim do të keni mundësi të sqaroheni për shumë gjëra, por gjithsesi mos u tregoni të prerë.

Gaforrja: Tani është momenti të bëni një pauzë dhe të përqendroheni në jetën tuaj private. Marrëdhënia në çift ka nevojë të rigjallërohet, sidomos nëse keni kaluar momente të vështira. Bëni çmos për të rindezur flakën e pasionit, që së fundmi duket se është fikur. Gjatë javës në vazhdim mund të rimerrni udhëtimin tuaj së bashku.

Luani: Disa fjalë të thëna në mënyrën e gabuar kanë bërë që të lindin keqkuptime dhe kanë ndikuar negativisht në raportin tuaj. Bëni kujdes si u imponoheni të tjerëve, sidomos partnerit. Edhe puna kërkon vëmendjen tuaj, sidomos për sa i takon formës së organizimit. Pritet që të ketë ndryshime, por duhet të jeni të përgatitur.

Virgjëresha

: Ndiheni të përfshirë nga një energji pozitive, sepse Jupiteri dhe Saturni janë të kthyer nga shenja juaj. Megjithatë, është e nevojshme të vendosni rregull, në mënyrë që më në fund të keni stabilitet. Java në vazhdim mund të jetë periudha e duhur për të ndërmarrë iniciativa. Për shkak të ndikimit negativ të Mërkurit, pritet që të keni disa vështirësi në aspektin profesional.

Peshorja: Kjo nuk është një periudhë fort pozitive për ju. Duket sikur gjithçka ka ngrirë në vend. Edhe në aspektin profesional ka zvarritje dhe vonesa, por nuk duhet të dëshpëroheni. Gjatë javës në vijim diçka mund të ndryshojë. Pritet që të merrni një lajm të mirë dhe do t’ju çelen horizonte të reja. Yjet do të radhiten në anën tuaj deri në fund të muajit, prandaj mos i humbisni shpresat.

Akrepi: Java në vijim do të rezervojë surpriza të bukura për të lindurit e kësaj shenje. Ditën e hënë dhe të martë gjendja do të duket si e fjetur, por me siguri që në fundjavë do të ndiheni të shpërblyer. Venusi dhe Mërkuri do t’ju favorizojnë në projektet e reja që do të ndërmerrni. Shumë miq dhe të afërm do të kenë nevojë për mbështetjen tuaj dhe do t’ju kërkojnë këshilla.

Shigjetari: Hëna do të favorizojë të gjithë të lindurit në shenjën e Shigjetarit. Disa ditë mund të duken monotone dhe pa entuziazëm, por gjatë javës në vazhdim do të merreni me punë krijuese dhe do të mund ta kaloni kohën në shtëpi pa u mërzitur. Në aspektin profesional do të hasni vonesa dhe disa çështje do të pezullohen ose do të shtyhen për më vonë.

Bricjapi: Ia keni dalë mbanë t’i arrini synimet që i kishit vënë vetes, por edhe ju është dashur të hiqni dorë nga disa gjëra. Gjatë javës në vazhdim do të mund t’u riktheheni disa projekteve që i kishit lënë në harresë, ndoshta dhe duke përzgjedhur ata që janë më të përshtatshëm për situatën tuaj. Puna do të vazhdojë si më parë. Bëni kujdes me shpenzimet e tepruara.

Ujori: Keni shpresa të mëdha për të ardhmen, por edhe pasiguri se nuk do t’ia dilni mbanë. Keni shumë projekte në kokë, por dështimet e kaluara, sidomos ato profesionale, ju mbajnë me këmbët në tokë. Gjatë javës në vazhdim do të mund të gjeni një shtysë të re dhe të planifikoni më mirë atë që kërkoni të realizoni.

Peshqit: Java në vazhdim do të jetë e mbushur me pasiguri, sidomos për kontraktuesit e pavarur. Janë faktorët e jashtëm ata që ndikojnë për keq në aktivitetin tuaj. Yjet nuk janë shumë të favorshëm, por nuk duhet të dëshpëroheni. Aty nga fundi i muajit do të filloni të shikoni përmirësime të vogla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *