HOROSKOPI

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2020 – UJORI

Më 21 mars, Saturni hyri në shenjën e Ujorit dhe përgjegjësitë nisën të shtoheshin. Kjo është një situatë e përkohshme, pasi Saturni po ju tregon ç’ju pret nga viti 2021 deri në mars të vitit 2023. Mesa duket, po shkelni në territor të panjohur dhe do të mësoni shumë.

Marsi gjithashtu sapo hyri në Ujor dhe do të qëndrojë aty deri më 12 maj. Me Marsin në shenjën tuaj, do të keni frikë t’i jepni jetë planeve që keni përzemër. Saturni do t’ju pengojë një të tretën e parë të muajit, por kjo është diçka pozitive. Gjasat janë që jeni mbyllur në shtëpi dhe keni shansin t’i përkushtoheni një ëndrre të vjetër.

Gjatë hënës së plotë të 7 prillit mund të jeni duke planifikuar të ndiqni leksione online ose mund të përfundoni një detyrë a projekt kreativ. Nëse kishit planifikuar një udhëtim në prill, ditët në vijim do ta gjeni veten në telefon, duke e anulluar.

Pas hënës së re më 22 prill, do të përqëndroheni tërësisht te shtëpia. Me Uranin pranë Diellit dhe hënës së re, mund të merrni parasysh një shpërngulje pas përfundimit të pandemisë. Edhe pse progresi mund të ngadalsohet, do të keni sukses.

Afërdita në shenjën e Binjakëve është një lajm i mirë për ju. Afërdita do të jetë në prapavijë nga 12 maji deri më 24 qershor dhe nuk rekomandohen ndryshimet në shtëpi.

Afërdita te Binjakët do ju bëjë sharmantë dhe karizmatikë – nëse po kërkoni dashurinë, përpiquni të zini miq ose të njihni njerëz të rinj online. Marsi në Ujor do t’i bëjë të tjerët të tërhiqen prej jush si të ishit magnet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *