HOROSKOPI

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2020 – GAFORRJA

Për një kohë të gjatë, keni qenë të shqetësuar për gjendjen e një marrëdhënieje të veçantë. Tani ndjenjat janë qartësuar.

Në të njëjtën kohë, ka të ngjarë që partneri juaj të bëhet i qëndrueshëm financiarisht. Kjo është e vërtetë sepse Plutoni dhe Jupiteri do të orbitojnë bashkë në sektorin e marrëdhënieve tuaja dhe do të rreshtohen aty më 4 prill. Kini parasysh që po flasim për partnerin romantik, megjithëse ka të ngjarë që të jetë një partner biznesi.

Ky është një aspekt i rrallë që ndodh një herë në 13 vjet, kështu që me siguri do ta vini re ndryshimin. Jupiteri dhe Plutoni do të lëvizin ngadalë dhe do të bashkohen sërish në 29 qershor dhe 12 nëntor, përpara se të largohen në drejtime të ndryshme.

Qendra e vëmendjes suaj do të jetë shtëpia dhe do të merrni disa vendime të rëndësishme në lidhje me mirëqënien e një fëmijë ose të një personi tjetër të afërt të familjes. Në të njëjtën kohë do të gjeni momentin për t’i dhënë rehati, ndriçim dhe bukuri hapësirës ku jetoni.

Jeta sociale do të bëhet më e gjallë pas Hënës së re në Dem më 22 prill në shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë të shpresave dhe dëshirave. Do të vini re që miqtë po luajnë një rol shumë të rëndësishëm në jetën tuaj përmes platformave dixhitale – FaceTime, Skype, WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Twitter.

Urani, planeti i befasive, do të ketë një ndikim të fortë në Hënën e re që po vjen. Ai do të bashkohet me Diellin, kështu që do të merrni një lajm të papritur nga financat. Ju kujtojmë që Urani mund të sjellë lajme të lumtura, por edhe të palumtura. Megjithatë vazhdoni të jeni optimistë.

Afërdita do të luajë një rol të rëndësishëm në Hënën e re më 22 prill. Ka të ngjarë që Afërdita të zgjidhë një problem të madh me paratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *