HOROSKOPI

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2020 – BRICJAPI

Prilli do të nisë fiks siç e kishit imagjinuar – me një fitore në karrierë që do t’i bëjë të gjithë të flasin për ju. Hëna e plotë e 7 prillit do të ketë rëndësi jetësore, pasi do të ndriçojë shtëpinë tuaj të dhjetë të ndereve, çmimeve dhe arritjeve. Keni punuar fort dhe ky moment nderi do të bazohet te arritjet përgjatë muajve që kaluan. Mund të dëgjoni se vlerësoheni shumë nga kompania, industria ose nga gjithë bota më 7 prill.

Nëse po jepnit intervista për një pozicion të ri para pandemisë, mund t’ju kthejnë përgjigje rreth 7 prillit. Momentalisht, bizneset mund të mos marrin në punë prej pandemisë së koronavirusit, por kur situata të normalizohet do të merrni një përgjigje pozitive. Edhe nëse nuk po negocioni një punë të re, kjo hënë e plotë është aq e shndritshme sa mund të merrni një ofertë të papritur.

Paga do të jetë e majme, pasi keni Jupiterin dhe Plutonin në sinkron në shenjën tuaj.

Marsi po ju detyron të shtoni shpenzimet, por edhe po ju nxit të fitoni më shumë para. Më 21 mars, Saturni hyri në pjesën e grafikut tuaj që sundon pagat dhe do të qëndrojë aty deri më 1 korrik. Deri tani do të keni krijuar një ide se si do të jeë situata juaj financiare deri në fillim të vitit 2023. Saturni do të mprehë aftësitë tuaja financiare, do t’ju mësojë si të shpenzoni, kurseni, fitoni dhe investoni.

Pas hënës së re të 22 prillit, do të përqëndroheni te punët e zemrës. Nëse jeni beqarë, mund të ndjeni shigjetat e Kupidit atëherë kur nuk i prisni aspak. Mund të njihni dikë online ose të krijoni një miqësi në FaceTime a Zoom.

Nëse shpresoni të bëni një fëmijë, ky muaj mund t’ju befasojë me një shtatzëni. Nëse s’jeni gati për fëmijë, bëni kujdes pasi mund të ndodhë papritur.

Në punë ose në jetën personale, kreativiteti juaj kap majat. Nëse keni një projekt me rëndësi për ju në duar, bëjeni me pasion dhe do të shihni rezultate mbresëlënëse. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *