HOROSKOPI

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2020: Dashi dhe Demi

Dashi

Gjatë këtij muaji, jeni në një pozicion shumë të fortë dhe të pazakontë përsa i përket karrierës dhe pagës tuaj. Nëse ju ofrohet një pozicion i ri në punë, apo një rritje page mund të pranoni menjëherë, ose të prisni deri në Hënën e Plotë të 7 majit. Bëhuni gati për marrëveshje, sepse do t’ju duhet të jeni realistë në pritshmëritë tuaja.

Nëse pritshmëritë tuaja janë të paarsyeshme, do ta detyroni palën tjetër të largohet, prandaj negocioni për një të mesme. 7 maji shënon një datë të rëndësishme për çështjet financiare. Datat 14-18 do të jenë ditë spektakolare për karrierën tuaj, prandaj nëse doni të bëni ndryshime, yjet janë në anën tuaj.

Afërdita do të jetë në prapavijë nga 12 maji deri në 24 qershor, prandaj nëse po ju shkonte mendja për ndonjë ndërhyrje të vogël estetike (botox, filler) mos e bëni. Më 22 maj, Hëna e Re tek Binjakët do të ndikojë tek mënyra se si ju shkruani, flisni apo editoni. Prisni telefonata të reja, takime dhe email-e të shumta. Pas kësaj date, do ta gjeni veten shumë të zënë dhe brenda një ditë do të merrni dy njoftime shumë të rëndësishme që lidhen me punën.

Aty nga ditët e fundit të majit, prisni të dëgjoni nga motra, vëllai, apo një i afërm tjetër, lajme që do t’ju emocionojnë.

Marsi do të lëvizë tek Peshqit më 12 maj deri në 27 qershor dhe kjo lëvizje kërkon që t’i përkushtoni më shumë vëmendje shëndetit tuaj. Përpiquni të shlodheni dhe të bëni gjumë të mirë. Jeta juaj do të jetë shumë energjike duke filluar që nga korriku e deri në janar të 2021-it.

Përsa i përket jetës romantike, përpiquni që fillimisht të krijoni një miqësi të fortë dhe pas 12 majit do të shihni më mirë nëse është apo jo personi në fjalë shpirti juaj binjakë.

Demi

Në 7 maj (plus/minus 4 ditë), me shumë gjasa do të dëgjoni lajme shumë të rëndësishme rreth partnerit tuaj që do të ndikojë tek të dy ju. Mund të dëgjoni lajme që lidhen me paratë, që do t’ju pëlqejnë. Nëse partneri juaj ka qenë i papunë gjatë kësaj kohe, është koha për të qenë optimistë pasi mundësitë e reja janë pas dere.

Këtë muaj, Afërdita do të jetë në prapavijë nga 12 maj në 24 qershor, që do të thotë se mund të përballeni me vonesa të vogla në lidhje me gjërat që prisni të arrini (që mund të jenë personale apo profesionale). Afërdita në prapavijë nuk është periudhë e mirë për të nisur një lidhje të re, sepse është periudhë delikate për të dhe mund të mos e keni ndihmën e saj. Më mirë të prisni.

E njëjta këshillë vlen edhe për ndryshimet fizike. Mos u nxitoni të ndryshoni ngjyrën e flokëve dhe as ndonjë prerje të re. Karriera juaj në muajt e mëparshëm ka qenë e suksesshme dhe tani mund të gëzoni frytet e punës suaj.

Jupiteri dhe Plutoni do të jenë në anën tuaj përsa i përket një projekti ndërkombëtar nga 14 maji deri më 18 maj, kohë perfekte për të fituar të ardhura.

Më vonë, atje nga 22 maji Hëna e Re do të ndihmojë shumë financat tuaja. Do të keni shanse të gjeni një punë të re nëse po kërkonit apo një vend të dytë pune. Prisni gjithashtu të merrni një dhuratë të papritur për ditëlindje, ose një shumë të konsiderueshme parash. Ditë plot emocione do të jetë 24 maji, kur mund të merrni disa mesazhe apo lajme të papritura nga një mik/mikeshë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *