HOROSKOPI

Horoskopi i datës 9 prill 2020

Dashi

Jeta juaj nuk do jetë më e trazuar dhe e zymtë si më parë. Pasi keni reflektuar do dini si të veproni. Shëndeti do lerë për të dëshiruar. Do keni probleme me gjumin dhe shpesh do ndiheni pa fuqi. Mos lini pa konsumuar frutat dhe perimet e stinës. Financat do i organizoni më së miri dhe nuk do keni probleme.

Demi

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të kujdesshëm me gjërat, fjalët dhe situatat. Do bëni të pamundurën që gjithçka të jetë në rregull. Shëndeti ka për të qenë i qëndrueshëm. Nuk do keni probleme për të cilat të merakoseni. Gjendja e financave nuk ka për të qenë aspak e mirë prandaj bëni shumë kujdes me çdo lloj shpenzimi që do kryeni.

Binjakët

Yjet do i keni të gjithë në krah gjatë kësaj dite. Do dini si të flisni dhe do jeni gjithashtu dëgjues të mirë. Shëndeti do jetë delikat në mëngjes dhe mund të ndiheni pa fuqi. Pas mesdite situata do përmirësohet më tepër nga sa mendonit. Mos e neglizhoni ushqimin dhe gjumin. Situata në planin financiar nuk do jetë aspak e keqe. Do keni mundësi edhe për të hequr disa para mënjanë.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do keni shumë energji, por duhet të dini si ta kanalizoni si duhet atë. Vetëm ashtu keni për të fituar. Shëndeti do lerë për të dëshiruar. Mund të keni goxha shqetësime nga stomaku kështu që shmangni pikantet dhe pijet alkoolike. Edhe financat do kenë goxha përmirësime. Përfitoni nga kjo për të kryer shpenzimet më të domosdoshme.

Luani

Mirë është të mos flisni pa reflektuar sot sepse po gabuat nuk do keni më kthim pas në kohë. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Do keni energji dhe shqetësimet e mëparshme nuk do ndihen aspak. Edhe nëse keni pasur probleme me stomakun do jeni më të qetë. Financat do jenë goxha të mira nëse arrini t’i menaxhoni si duhet paratë që do keni nëpër duar.

Virgjëresha

Nëse doni të ndiheni mirë vetë dhe gjithashtu ata që ju rrethojnë duhet të shtoni dozat e dinamizmit në jetën tuaj. Sektori i shëndetit nuk do jetë shumë i mirë. Mund të keni shqetësime me aparatin tretës dhe nuk do ndiheni të qetë. Buxheti nuk do jetë as shumë i mirë as shumë i keq, megjithatë mundohuni të mos shpenzoni pa u menduar.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do jeni më bujarë nga më parë. Shëndeti vetëm në mëngjes mund të ketë shqetësime të vogla, ndërsa më pas situata do jetë nën kontroll dhe do rifitoni energjinë e humbur. Sipas Dritare.net, me shpenzimet tregohuni të matur dhe të organizuar sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit atëherë kur më pak e prisni.

Akrepi

Herë pas here nuk do jeni me humor shumë të mirë sot dhe komunikimi do lërë për të dëshiruar. Bëni kujdes! Shëndeti mund të ketë disa shqetësime deri në mesditë, por më pas gjithçka do ndryshojë dhe do ndiheni të qetë. Kujdes vetëm me duhanpirjen. Buxhetin do e mbani gjithë kohës nën kujdes dhe nuk ka për t’iu dalë asnjë e papritur. Mundohuni të shlyeni të gjitha borxhet e mara.

Shigjetari

Edhe pse do jeni pak rebelë sot, do keni shumë iniciativë dhe do bëni çdo përpjekje për të arritur atje ku doni. Askush dhe asgjë nuk do ju ndalë pasi keni edhe Diellin në krah. Gjendja fizike dhe ajo morale nuk do jenë aspak të këqija kështu që do ndiheni mirë. Buxheti do përmirësohet tej mase falë përmbylljes me sukses të një projekti të nisur prej kohësh.

Bricjapi

Humori juaj do ndryshojë shpesh sot dhe për shumë gjëra nuk do jeni të bindur. Kjo do ju frenojë të hidhni hapa më tej. Shëndeti do jetë i mirë nëse kujdeseni për higjienën dhe për ushqimin. Do jeni ju të zotët e vetes. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe nuk do ju dalin probleme.

Ujori

Dita e sotme do jetë e qetë dhe pa ndonjë surprizë të madhe. E rëndësishme është që do ndiheni rehat. Gjendja shëndetësore do jetë akoma më e mirë nga më parë dhe nuk do vuani më as nga dhimbjet e shpinës. Në planin financiar duhet ta kontrolloni veten nëse nuk doni të keni probleme dhe vështirësi.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do e merrni çdo gjë shtruar dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi. Shëndeti do jetë i mirë. Edhe nëse keni pasur shqetësime do ndiheni goxha më të qetë. As barku nuk do iu dhembë më. Buxhetin do vazhdoni ta keni nën kujdes dhe nuk do kryeni aspak transaksione të pamenduara mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *