HOROSKOPI

Horoskopi i datës 6 shkurt 2020

Dashi

Sido që të ndiheni gjatë kësaj dite do jeni të gatshëm për t’i dëgjuar e për t’i ndihmuar të tjerët. Ju të dashuruarit nuk do ndiheni shumë mirë dhe do debatoni shpesh me atë që keni në krah. Atmosfera do jetë e tensionuar. Venusi do jetë planeti që do ndikojë më tepër tek ju beqarët. Mundësitë për të krijuar lidhje do jenë të shumta, por duhet të mateni mirë para se të hidhni një hap. Në punë do keni më shumë kurajë dhe do ndërmerrni edhe iniciativa. Për ju nuk do ketë asgjë të pamundur dhe do guxoni gjithë kohës. Financat do jenë delikate për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që do kryeni.

Demi

Gjatë kësaj dite do jeni shumë më të qartë në mendime dhe do dini kur dhe si t’i hidhni hapat. Probleme nuk kanë për t’iu ndodhur asnjë moment. Ju të dashuruarit nuk do keni as problemin më të vogël me partnerin dhe do ndiheni të qetë. Dashurohuni ashtu si e ndjeni pa menduar aspak për të ardhmen dhe për të tjerët. Sipas Dritare.net, ju beqarët nuk do ndiheni më vetëm falë një takimi të nxitur nga shumë planetë. Nëse ju rreh zemra me shikim të parë dijeni se ai është i duhuri. Jeta profesionale do ecë me ritme më të shpejta. Do ndiheni më gati se kurrë për të kaluar edhe një humnerë të madhe të cilën as nuk e keni menduar më parë. Shlyejini sa më parë borxhet që keni në mënyrë që financat të fillojnë të stabilizohen.

Binjakët

Jupiteri mund të sjellë disa trazira të vogla gjatë kësaj dite kështu që duhet të tregoheni sa më të kujdesshëm. Atmosfera për ju që keni një lidhje do jetë e ngrohtë dhe harmonike. Bashkëpunimi dhe komunikimi do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Nëse mendoni për një të ardhme së bashku duhet të përgatisin projektet. Ju beqarët do filloni një histori dashurie e cila do shndërrohet shpejt në një lidhje serioze dhe do ju përmbushë në çdo aspekt. Në punë, në disa momente do përtoni të veproni dhe do ndiheni disi të lodhur. Po u dorëzuat dijeni që nuk do e merrni vetëm kollaj. Me financat nuk do i keni mirë punët sepse do shpenzoni jashtë mase.

Gaforrja

Dita e sotme pritet te jete paksa e vështirë. Ndonjëherë do keni edhe dyshime për hapat që duhet të hidhni. Ju të dashuruarit do keni disa dyshime mbi partnerin dhe kjo do krijoje një atmosfere aspak të qetë. Mos thoni fjalë të pamenduara pa qenë të sigurt për diçka. Ju beqarët do jeni shumë sharmantë dhe do keni mundësi të bëjnë për vete cilindo që do iu pëlqejë. Në punë ka shumë mundësi që gjërat t’iu ndërlikohen goxha. Do keni shumë konkurrencë dhe do përballeni me vështirësi nëse nuk merrni masa. Instinktit mos i besoni shumë sot. Jupiteri do iu nxitë të shpenzoni pa reflektuar dhe financat do jenë goxha delikate.

Luani

Ka mundësi që gjatë kësaj dite ta keni të vështirë t’i shprehni, idetë, mendimet dhe ndjenjat. Sido që të vijnë punët ju duhet të bëni përpjekjet tuaja.  Për ju të dashuruarit priten përgjithësisht momente pozitive. Çdo gjë do shkoje si e kishit menduar dhe nuk do konfliktoheni me të dashurin e zemrës. Ju beqarët do krijoni miqësi të reja dhe një prej tyre shumë shpejt do shndërrohet në diçka më tepër. Në punë do ketë ndodhi shumë të çuditshme kështu që duhet t’i bëni sytë katër. Kur t’iu duhet të merrni vendime këshillohuni njëherë edhe me miqtë. Nëse financat nuk janë në gjendjen më të mirë, mos ngurroni të kërkoni borxhet që iu kane marrë disa miq.

Virgjëresha

Venusi dhe Jupiteri do ju bëjë të dini si të përshtateni me çdo lloj situata dhe sjelljeje të të tjerëve. Mundohuni të mos mërziteni për asnjë moment. Ju të dashuruarve nuk do iu pëlqejnë aspak rregullat strikte dhe do debatoni me partnerin për këto gjëra. Klima do jetë gjatë gjithë kohës e tensionuar dhe e mërzitshme. Ju beqarët nuk duhet të lidheni me personin e parë që do iu dalë para sepse do vuani tej mase më vonë. Në punë, qofshi punonjës apo vetë sipërmarrës, çdo gjë ka për t’iu ecur për mrekulli. Nuk do nënvlerësoni asnjë detyrë që do iu jepet  dhe do jeni guximtare. Duhet të jeni pafundësisht krenarë për veten tuaj. Ulni sa të mundni shpenzimet në planin financiar dhe menaxhojini me maturi të ardhurat që keni.

Peshorja

Edhe pse nuk parashikohet të ndodhë asgjë e keqe gjatë kësaj dite, mirë është që në çdo moment të reflektoni para se të veproni. Pozicionimi jo i mirë i Saturnit në qiellin e dashurisë, do ndikojë negativisht tek jeta sentimentale nëse jeni në një lidhje. Mos u tregoni shumë autoritarë dhe posesivë. Ju beqarët do jeni joshës dhe mund të keni mundësi për të filluar aventura kalimtare. Në punë do jeni më të përgjegjshëm dhe planetët do i keni mbështetje të madhe. Mund të keni ndonjë konflikt të vogël me kolegët, por do e kaloni pa e kuptuar fare. Sipas Dritare.net, në planin financiar mos i besoni intuitës, por mendohuni mirë para se të bëni çfarëdo lloj shpenzimi. Vetëm kështu do shmangni problemet.

Akrepi

Jupiteri do ju bëjë të reflektoni më gjatë kësaj dite dhe do mendoni ta organizoni jetën tuaj. Familjarët dhe miqtë e ngushtë keni për t’i pasur në krah. Jeta juaj në çift do vazhdojë të jetë e mirë. Do flisni hapur me partnerin dhe nuk do i mbani asnjë të fshehtë njëri-tjetrit. Qielli i dashurisë do jetë plot ngjyra. Ju beqarët do provoni eksperienca të reja dhe do ndiheni shumë mirë. Nuk do e ndieni aspak vetminë. Sipas Dritare.net, në punë situata do marrë një kthesë tërësisht ndryshe. Do lodheni më shumë se më parë, por nuk duhet të dorëzoheni. Tregohuni sa më të arsyeshëm në planin financiar gjatë kësaj dite që të mos keni tronditje as më vonë.

Shigjetari

Ka mundësi që gjatë kësaj dite të keni etje për pavarësi dhe mund të tregoheni të pamatur. Dijeni se po gabuat sot edhe e nesërmja do jetë delikate. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e dyzuar. Nga njëra anë do ia shprehni ndjenjat partnerit dhe nga ana tjetër do tregoheni shumë xhelozë. Kujdes sepse atij mund t’i vijë në majë të hundës kjo sjellje. Ju beqarët duhet të sqaroheni njëherë me veten tuaj e pastaj të joshni. Në punë do jeni dinamikë, por kjo gjë mund të shndërrohet shpejt në nervozitet. Bëni mirë të kontrolloni impulsivitetin sepse ai do ju sjellë probleme të mëdha. Financat do jenë prioritet për ju. Nëse vazhdoni me të njëjtin ritëm shumë shpejt do keni përmirësime.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do i keni gjërat shumë më të thjeshta edhe falë sjelljes dhe karizmës tuaj. Do ndiheni më të përmbushur dhe më të sigurt në vetvete. Nëse keni një lidhje shtojini paksa dozat e fantazisë dhe do e shihni që atmosfera do ngrohet së tepërmi. Për të mos lejuar rutinën t’ua shkatërrojë lidhjen duhet që herë pas here të tentoni gjëra të reja. Ju beqarët do takoni dikë me të cilin ia vlen të krijosh një lidhje. Në punë yjet do ju rizgjojnë dhe do rifilloni projektet e lëna përgjysmë. Nuk do ju mungojë as talenti dhe as durimi për të bërë më të mirën e mundshme. Situata financiare do konsolidohet. Do keni mundësi të kryeni edhe disa transaksione me rëndësi.

Ujori

Qielli do hapet gjatë kësaj dite dhe për ju do jetë çdo gjë më e lehtë. Do jeni shumë më të hapur dhe pa komplekse kështu që nuk do ju trembin as sfidat. Pas një kohe të mbushur me mosmarrëveshje dhe debate të forta për ju të dashuruarit gjithçka do fillojë të rregullohet. Do i pranoni gabimet që keni bërë dhe do kërkoni falje. Nëse tregoheni më të kuptueshëm nuk do arrini më asnjëherë deri në këtë pikë. Ju beqarëve do iu duket se do iu bjerë nga qielli personi i ëndrrave. Në punë do përkushtoheni shumë për të përmbushur të gjitha objektivat dhe për të kaluar çdo lloj pengese. Edhe me kolegët gjithçka do shkojë mirë. Pranojini propozimet që do iu bëhen. Shpenzimet e domosdoshme i bëni, por mos e tejkaloni limitin.

Peshqit

Gjatë kësaj dite duhet të bëni shumë kujdes mos bini pre e provokimeve sepse do futeni në rrugë pa dalje. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia në çift do jetë e qete, por nuk pritet të ketë asgjë spektakolare. Jetojeni jetën si t’iu ë pa u stresuar e pa menduar për të ardhmen e largët. Ju beqarët do jeni joshës e do merrni propozime, por nuk do jeni në humor të mire për të dalë me ta. Në punë, elokuenca do jetë ajo që do ju ndihmojë të zgjidhni çdo lloj problemi. Tregohuni sa më diskretë dhe mos ua tregoni qëllimet t\të gjithë kolegëve. Ndikimi i Hënës do jetë negativ tek financat. Ekuilibri juaj do tronditet jashtë masa sidomos nga shpenzimet e tejskajshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *