HOROSKOPI

Horoskopi i datës 28 mars 2020

Dashi

Gjatë kësaj dite jeta juaj do jetë shumë më e qetë se më parë dhe do i harroni njëherë e mirë problemet që keni pasur. Shëndeti në tërësi nuk do jetë i keq, por nëse keni vuajtur më parë nga veshkat duhet të tregoni kujdes të veçantë sidomos me ushqimin. Po u kujdeset për pak kohë, gjendja ka për të qenë më e mirë. Financat do jenë delikate kështu që përveç shpenzimeve të domosdoshme mos kryeni asgjë më tepër.

Demi

Gjatë kësaj dite do gjendeni para disa dilemave të vështira, por që nëse reflektoni dhe tregoheni të kujdesshëm do mund t’i zgjidhni. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Do ndiheni të lodhur dhe pa dëshirë të bëni asgjë. Konsumoni sa më shumë vitamina, lëngje dhe perime. Sipas Dritare.net, në planin financiar nuk duhet të rrezikoni shumë duke shpenzuar pa menduar sepse mund të mbeteni me xhepat bosh.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do veproni ashtu si do e ndieni, por sigurisht duke ruajtur vetëkontrollin. Nuk priten momente delikate. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe, por sërish gjendja morale do iu bëjë të ndiheni si pa fuqi. Lëvizni nga pak brenda shtëpisë dhe bëni disa ushtrime ose yoga. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi, kështu që mos u shqetësoni.

Gaforrja

Më në fund sot do arrini të përjetoni kënaqësitë që aq shumë keni pritur. Nga ana tjetër do jeni më të ndërgjegjshëm për gjithçka dhe do kujdeseni më tepër për veten tuaj. Ndryshoni edhe disa zakone të ushqyeri sepse në të kundërt do shëndosheni dhe do keni shqetësime më pas. Gjendja morale do jetë e kënaqshme. Në planin financiar gjërat do ecin mirë falë ndihmës së disa të afërmve sepse ju vetë nuk do jeni të logjikshëm me shpenzimet.

Luani

Gjatë ditës së sotme do reflektoni me kujdes për çdo gjë dhe nuk do lejoni t’iu fillojnë problemet. Edhe gjendja shëndetësore do jetë më e mirë. Do ndiheni më të fuqishëm, nuk do keni më as dhimbje koke dhe as dhimbje mesi si ditët më parë. Edhe gjendja morale do jetë më e kënaqshme. Financat do jenë të mira, prandaj nëse keni për të bërë investime mund t’i bëni pa asnjë lloj frike.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do ju duhet të merrni vendime të rëndësishme. Bëni kujdes sepse gabimi më i vogël mund t’iu kushtojë shtrenjtë. Për shëndetin duhet patjetër të kujdeseni më tepër sa pa qenë vonë. Herë pas here ajrosni shtëpinë dhe dilni në ballkon. Mundohuni që asnjë moment të qëndroni në qetësi të plotë sepse mendja do iu shkojë tek gjendja delikate që mbizotëron. Të ardhurat do duan më shumë përkujdes. Mundohuni që para se të shpenzoni, t’i bëni mirë llogaritë. Kjo gjë do shmangë problemet.

Peshorja

Gjatë kësaj dite nuk do jeni shumë të ndërgjegjshëm për hapat që do hidhni dhe nuk do i realizoni dot të gjitha objektivat që keni pasur. Problemet që keni pasur me lëkurën do fillojnë të qetësohen. Produktet natyrale iu kanë bërë shumë mirë. Edhe cajrat iu kanë ndihmuar të largoni toksina nga organizmi. Sipas Dritare.net, në planin financiar do jeni me fat. Situata do vijë duke u përmirësuar gjithnjë e më shumë.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do zgjoheni me optimizëm dhe do ndiheni në formë shumë të mirë. Do keni dëshirë t’i bëni gjërat si duhet dhe do jeni të logjikshëm. Shëndeti do jetë i mirë dhe pa asnjë lloj problemi. Do mbusheni lirisht me frymë, do ndiheni më në formë fizikisht dhe nuk do iu dhembë më kurrizi si ditët më parë. Në planin financiar duhet të merrni masa sa më parë pasi në të kundërt do keni probleme serioze.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite duhet t’i hidhni hapat të mirëmenduara dhe të mendoni për pasojat që ato mund të kenë tek e ardhmja. Shëndeti do jetë shumë më i mirë se më parë. Vazhdoni të hidratoheni sa më shumë dhe të kujdeseni pak më tepër për veten. Nuk duhet të mendoni se ka ardhur fundi i botës për asnjë arsye. Në planin financiar duhet t’i bëni me kujdes llogaritë dhe nuk duhet kurrsesi të jepni para hua.

Bricjapi

Dita e sotme do jetë si një ëndërr që e keni menduar të parealizueshme. Ja që ndonjëherë duhet vetëm dëshira e mirë për të arritur çdo gjë. Imuniteti do jetë më i mirë se disa ditë më parë. Vitaminat që keni marrë së fundmi kanë dhënë rezultatet e pritshme. Kujdesuni edhe më shumë për gjendjen tuaj morale. Dielli dhe Jupiteri do ju ndihmojnë t’i menaxhoni si duhet financat dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

Ujori

Jeta juaj nuk do ndikohet shumë mirë nga yjet sot dhe nëse nuk tregoheni të kujdesshëm mund të keni edhe probleme. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e kënaqshme. Do ndiheni në ankth dhe do keni goxha probleme me gjumin. Mund të shihni ëndrra të frikshme që do iu zgjojnë në çdo moment. Në planin financiar do dini të bëni ekonomi. Do i llogaritni me kujdes shpenzimet që keni për të kryer

Peshqit

Nëse doni qetësinë në jetën tuaj sot bëni shumë kujdes me çdo hap që do hidhni. Mos u nxitoni dhe mos merrni vendime të pabazuara. Gjendja shëndetësore nuk do jetë shumë e ekuilibruar, prandaj duhet të shtoni përkujdesin për veten. Mos dilni për asnjë arsye nga shtëpia, hani gjëra të ngrohta dhe kërkojuni familjarëve t’iu bëjnë ndonjë masazh. Jupiteri do ju ndihmoje tej mase me financat dhe gjendja ka për të mbetur gjatë gjithë kohës e mirë. Mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *