HOROSKOPI

Horoskopi Ditor E Martë, 30 Qershor 2020

Dashi

Dikush që keni dashur mund të tregohet skeptik dhe t’ju nxjerr probleme juve. Në këtë moment, do të keni mundësi që të bëni projekte dhe propozimet me të cilat do të përballeni do të jenë të rëndësishme. Diçka do të zhbllokohet në punë.

Demi

Nuk do keni shumë humor këtë të Marte, ku do të jeni mjaft të ndjeshëm, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës në shenjën tuaj. Duhet të bëni kujdes me financat si dhe duhet të keni kujdes me shpenzimet e tepërta.

Binjakët

Planeti i Afërditës do ju ndihmojë që të mendoni vetëm pozitivisht. Nëse jeni përballur me probleme ekonomike, shumë shpejt situata do të përmirësohet. Në punë do jeni të lodhur dhe me plotë sfida.

Gaforrja

Është mirë këtë të Marte të bëni diçka ndryshe, shembull t’i bleni diçka të dashurit/dashurës tuaj sepse favorizoheni shumë në dashuri, ashtu sikundër edhe raportet me të tjerët. Në punë, gjërat do të ecin shumë më mirë.

Luani

Është ditë e mirë për dashuri pasi planeti i Afërditës dhe Marsit janë në anën tuaj. Është koha që të gjeni zgjidhje për problemet financiare që keni pasur së fundmi.

Virgjëresha

Ditë e mirë në dashuri për të zgjidhur të gjitha problemet, ndaj bëni mirë që të flisni. Gjatë kësaj dite nuk jeni në maksimumin tuaj, por mund të keni një ide të mirë. Në punë polemikat nuk do të mungojnë.

Peshorja

Mos lejoni që problemt e jashtme të prishin disponimin dhe të mirat që jeni duke i shijuar në dashuri. Edhe pse mundoheni t’i kryeni të gjitha punët në sferën profesionale, kjo do jetë e pa mundur.

Akrepi

Dielli dhe Hëna do të kenë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj, duke zgjuar dëshirën për të dashuruar. Edhe takimet paraqiten mjaft të favorshme. Në punë do ja kaloni lodhshëm por plot me begati.

Shigjetari

Do të bënit mirë që të shmangni problemet në dashuri, pasi planetin i Afërditës e keni kundër. Ka diçka që do ju tensionojë. Në punë, ndodheni në një fazë rikuperimi.

Bricjapi

Nëse keni probleme, mundohuni që të rrini jashtë çdo lidhjeje të dashurisë. Bëni mirë që të mos përfshiheni në polemika. Keni nevojë për zhvillime dhe stimuj të rinj në punë.

Ujori

Ndikimi i favorshëm i planetit të Afërditës, do ju lehtësojë në jetën tuaj sentimentale. Mundohuni që ti vini idetë tuaja në praktikë, pa pasur shumë frikë. Mund të diskutoni, nëse diçka nuk shkon siç duhet.

Peshqit

Problemet që keni në dashuri mundohuni t’i zgjidhni me qetësi dhe durim të madh. Në punë çdo gjë është duke të shkuar mirë por keni kujdes me personat që kanë temperament të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *