HOROSKOPI

Horoskopi Ditor E Hënë, 29 Qershor 2020

Dashi

Këtë të hënë fillon java e re me dashuri më të madhe në çifte. Keqkuptimet e javës së kaluar tashmë do të harrohen. Në punë mund të keni një situatë të vështirë dhe të sikletshme.

Demi

Një person që ju ka lënduar tashmë ka ardhur koha ta harroni dhe të vazhdoni tutje. Do të ndjeni emocione të reja dhe shumë të fuqishme. Në punë keni ndihmën e planetit të Jupiterit.

Binjakët

Me Afërditën në anën tuaj keni përparësi në dashuri dhe këtë të Hënë është mundësia për takime të reja. Në punë do të filloni me plotë energji të reja falë planetit të Saturnit që ju favorizon.

Gaforrja

Një ditë me plotë dashuri dhe mirësi në familje. Është koha të mendoni për plane të reja në aspektin e familjes. Në punë mund të mos ja kaloni aq mirë, mos u nervozoni shumë sepse çdo gjë kalon me kohën.

Luani

Të Hënënë Luanët kanë dashurinë të favorizuar, veçanarisht në lidhjet bashkëshortore dhe dashuritë e me kohë të gjatë. Në punë shmangni stresin dhe harroni punën kur ktheheni në shtëpi.

Virgjëresha

Kohë e veçantë për dashurinë, në këtë moment nuk ndiheni të prirur për ndjenja, por së shpejti diçka do të ndryshojë. Mund të ketë diskutime, por asgjë nuk do jetë serioze. Periudhë pozitive në punë.

Peshorja

Dashuria favorizohet nga Hëna. Mund të pranoni disa ftesa. Ata që janë në çift mund të gjenden duke debatuar për shkak të shumë mendimeve në kokë. Mund të keni disa pengesa të vogla në punë.

Akrepi

Hëna është në shenjën tuaj dhe sipas Horoskopit Shqip, do t’ju japë sharm dhe emocione, por edhe një periudhë të shkëlqyeshme në dashuri. Do të keni mundësi të zgjoni pasionin, ndërsa për beqarët mund të ketë histori të reja.

Shigjetari

Në këtë moment ju jeni shumë kritik ndaj dashurisë dhe për këtë keni vështirësi që të distancoheni. Në punë diçka lëviz në drejtimin e duhur, andaj të jeni të përgatitur për vendime të mëdha.

Bricjapi

Ju nuk jeni në gjendje t’i jepni shumë hapësirë dashurisë dhe kjo mund të jetë një problem serioz, sidomos ndaj të tjerëve, mbase nevojitet sqarim. Në punë gjithçka do të jetë e lodhshme.

Ujori

Ditë e mirë me lajme të mira për ata që janë çift dhe lidhje të gjatë dashurie. Propozime interesante mund të mbërrijnë në punë, mos harxhoni shumë kohë kot.

Peshqit

Një problem të vogël në dashuri dhe ju ende nuk po e dini atë që ju dëshironi. Zgjidhni atë që ju bën të ndjeheni mirë. Ata që janë në çift mund të mendojnë për diçka të rëndësishme. Propozime të reja të preferuara në punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *