HOROSKOPI

Horoskopi Ditor, 27 shkurt 2020

Dashi

Gjatë kësaj dite do jeni më të sinqertë me veten tuaj dhe do i dini kufijtë se deri ku mund të arrini. Falë mbështetjes së madhe që do iu japë Venusi, ju të dashuruarit do arrini ta përmirësoni ndjeshëm marrëdhënien me partnerin. Asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur, përkundrazi emocionet do shumëfishohen. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë atëherë kur më pak do e prisni. Në punë ambicia do iu shoqërojë gjithë kohës dhe do iu bëjë të kaloni shumë sfida. Deri në fund të ditës do keni përmbyllur një çështje me rëndësi. Të ardhurat do kenë përmirësime të jashtëzakonshme. Mos u tregoni aspak striktë për gjërat që vërtet ju duhen.

Demi

Gjatë kësaj dite nuk do iu mungojë aspak kreativiteti dhe organizimi prandaj gjërat do iu ecin si dëshironi ju. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me pasion të zjarrtë. Do ndiheni pafundësisht mirë dhe nuk do keni çfarë të kërkoni më tepër nga yjet. Ju beqarët do hallakateni kot së koti dhe nuk do arrini dot të afroheni me dikë. Sipas Dritare.net, në punë më mirë bëni atë që mendoni dhe mos pranoni të drejtoheni nga kolegët. Secili ka mendimin e vet dhe objektivat vetjake për të arritur. Me shpenzimet duhet të jeni më realistë dhe do e mbani gjithë kohës situatën nën kontroll.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të aftë për të reflektuar si duhet dhe për të marrë vendimet më të mira. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e mirë. Do jeni më të vendosur për të zgjidhur edhe problemet e hershme. Ju beqarët do realizoni takime fantastike dhe ka mundësi që të hidhni hapat e para drejt një lidhjeje të qëndrueshme. Në punë do keni mbështetjen e pakushtëzuar të eprorëve dhe çdo gjë do iu realizohet sipas planeve. Marsi do favorizojë edhe punën në grup. Në planin financiar mos prisni t’iu ndodhë ndonjë mrekulli e madhe, por mundohuni t’i menaxhoni sa më mirë paratë.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite duhet të bëni pak kujdes nga intrigat e atyre që iu rrethojnë dhe nuk duhet t’i besoni verbërisht askujt. Ju të dashuruarit do jeni tej mase të përkujdesur për partnerin tuaj dhe ai do e vlerësojë tej mase këtë gjë. Në mbrëmje do merrni edhe surpriza prej tij. Ju beqarët nuk do bëni sakrifica për të ndryshuar statusin tuaj, por miqtë do ju krijojnë kushtet e përshtatshme për të realizuar njohje. Në punë do jeni shumë profesionistë dhe në humor. Mundet edhe të bëni shaka me kolegët, por sërish nuk do lini pas dore detyrat e dhëna. Në planin financiar do jeni të privilegjuar dhe situata do përmirësohet ndjeshëm.

Luani

Hëna dhe Marsi do iu qëndrojnë në krah gjatë kësaj dite dhe do ua bëjnë gjërat shumë më të lehta. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shume e qëndrueshme. Do bini dakord për gjithçka me atë që keni në krah dhe gjithçka do shkojë më së miri. Ju beqarët do keni një ditë të këndshme edhe pse nuk do e gjeni dot shpirtin tuaj binjak. Në punë do dini si të veproni në çdo rast. Do i kaloni edhe sfidat më të vështira pa asnjë problem. Në planin financiar do jeni mjaft të zotet dhe do e stabilizoni situatën. Gjithçka do shkojë më së miri në këtë fushë.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do mbani më shumë përgjegjësi për veprime te bëra dhe nuk do keni probleme. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia do jetë goxha e mirë gjithë kohës dhe ju do ndiheni për mrekulli në krahët e atij që dashuroni. Ai mund t’iu plotësojë edhe disa nga dëshirat më të zjarrta. Ju beqarët do takoni një person i cili do iu mahnitë. Duke e pasur mendjen tek ai do harroni edhe të hani e të pini. Nëse në punë jeni në një projekt të përbashkët me kolegë të tjerë, sot kanë për të ndodhur gjëra të rëndësishme. Mundi i harxhuar do mund të shpërblehet. Financat do kenë disa përmirësime të vogla.

Peshorja

Venusi dhe Jupiteri nuk do ndikojnë shumë mirë sot dhe mund të kaloni edhe disa peripeci. Ju të dashuruarit do keni një ditë të mbushur me ndryshime të shpeshta. Herë do dashuroheni me qetësi e herë do debatoni me vrull. Ju beqarët do keni takime shumë të këndshme dhe do mund të ndiheni edhe gati për të hedhur hapa më tej. Për ju pasditja do jetë edhe më e këndshme. Sipas Dritare.net, në punë keni për të gjetur çelësin për të zgjidhur një problem dhe asgjë nuk do iu duket e vështirë. Durimi që keni do iu ndihmojë pafundësisht. Me shpenzimet duhet të jeni më të kujdesshëm në mënyrë që ta mbani situatën financiare të stabilizuar.

Akrepi

Shpesh do iu mungojë ekuilibri gjatë kësaj dite dhe mund të ndiheni edhe keq për disa gjëra. Nëse keni një lidhje dhe doni që jeta juaj të jetë e bukur, duhet t’i përkushtoheni më tepër partnerit dhe të bëni gjëra sa më të veçanta. Rutina mund të shkatërrojë gjithçka. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër në çdo vend ku do shkoni sepse personi ideal mund të shfaqet kurdoherë. Në punë nuk do jeni të frymëzuar si më parë dhe disa gjëra mund t’iu duken më të ndërlikuara sesa janë në të vërtetë. Sektori i financave do jetë i qëndrueshëm, por jo aq sa për të bërë investime gjigande.

Shigjetari

Ka shumë mundësi që sot të tregoheni impulsivë dhe të bëni disa gabime të pafalshme. Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj sentimentale nuk do jetë shumë e mbrojtur. Në disa momente do keni konflikte me partnerin dhe nuk do merreni vesh për asgjë me njëri-tjetrin. As ju beqarët nuk do jeni në humor shumë të mirë dhe nuk do arrini ta ndryshoni statusin tuaj. Në punë situata do jetë më e ngrohtë se më parë, por do iu duhet më shumë guxim për të marrë iniciativa. Po pritët gjatë do humbni mundësitë që do iu jepen. Sektori i financave do jetë përgjithësisht i qetë dhe pa problemin më të vogël. Mund t’i kryeni pa frikë shpenzimet e domosdoshme.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite duhet të vendosni disa pika mbi “i” dhe të rregulloni njëherë e mirë disa gjëra. Nëse keni një lidhje, Marsi dhe Merkuri do ju nxitin të jeni më të përkujdesur për atë që keni në krah dhe në këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do përmirësohet ndjeshëm. Ju beqarët sërish nuk do merrni guximin të bëni deklarata dhe do prisni që të tjerët t’iu joshin. Në punë hidhini hapat pasi të jeni të bindur për rrugën që duhet të ndiqni, pasi po gabuat do përballeni me pasoja të rënda. Buxheti ka për të qenë shumë herë më i mirë nga dje dhe kjo falë përfitimit të një shpërblimi goxha të mira. Bëni vetëm kujdes me menaxhimin.

Ujori

Urani do kujdeset për jetën tuaj gjatë kësaj dite dhe gjërat do iu ecin në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do jetë e shkëlqyer. Do ndiheni aq mirë pranë njëri-tjetrit saqë as nuk do e çoni nëpër mend të bëni ndryshime. Ju beqarëve do ju shtohen mundësitë për takime dhe me shumë gjasë do arrini ta ndryshoni statusin. Në punë kanë për të ndodhur ngjarje shumë të rëndësishme. Do jeni pozitivë dhe do kënaqeni nga vlerësimet që do merrni nga shefat. Të paktën gjithë sakrifica dhe lodhja ja ka vlejtur. Në planin financiar do keni vështirësi të njëpasnjëshme dhe me zor do arrini të kryeni edhe shpenzimet e domosdoshme.

Peshqit

Gjatë kësaj dite perspektivat janë goxha të mira dhe pritet të ndodhin gjëra interesante. Ju të dashuruarit do keni fat me shumicë dhe për asnjë moment nuk do ju dalin probleme. Çastet romantike nuk do kenë të ndalur. Nëse jeni beqarë nuk duhet të prisni në heshtje ndryshimin e statusit, por duhet të bëni përpjekje për ta arritur atë. Në punë ka gjasa t’iu bëhet një propozim mjaft interesant të cilin duhet ta pranoni pa u menduar gjatë. Po u menduat gjatë dikush tjetër do ua marrë mundësinë nga duart. Në planin financiar gjendja ka për të qenë goxha e qëndrueshme dhe nuk do ju sjellë stres.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *