HOROSKOPI

HOROSKOPI date 19 Shtator i detajuar/ Kjo eshte shenja me FAT ne dashuri

Dashi

Dite rutinë ka për të qenë kjo e sotmja për ju, por fatmirësisht nuk do ketë probleme serioze. Pozicionimi i Venusit në qiellin tuaj të dashurisë ka për të qenë shumë pozitiv. Do jeni më pak kërkues dhe më tolerante me atë që keni në krah. Ju beqarët duhet të flisni me sinqeritet me ata që do takoni pasi me gënjeshtra nuk mund të ndërtohet kurrë diçka serioze dhe afatgjatë. Në punë gjërat do marrin zhvillimin e duhur dhe do ndiheni të kënaqur nga arritjet. Do ju lindin edhe ide të reja për të ardhmen. Buxheti nuk do ketë aspak tronditje kështu që duhet të jeni sa më të qetë në këtë sektor.

Demi

Më në fund do pajtoheni me personat që jeni zënë dhe do keni një marrëdhënie më të mirë me të gjithë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me surpriza të këndshme. Nuk do ndiheni keq për asnjë moment, përkundrazi do përjetoni emocione të veçanta. Ju beqarët do e shfrytëzoni pafund lirinë që keni dhe nuk do bëni asnjë lëvizje për ta ndryshuar statusin tuaj. Në punë do i merrni gjërat shtruar dhe pa u stresuar aspak. Keni për ta parë sa mirë do ju ecë gjithçka. Sipas Dritare.net, sektori i financave do jetë goxha optimist dhe mund të kryeni të gjitha shpenzimet e dëshiruara.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do jeni më të hapur ndaj risive dhe do tentoni gjithçka. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë jo vetëm e bukur, por edhe e mbushur me shumë pasion. Në çdo moment do përjetoni emocione të forta. Nëse jeni beqarë do takoheni rastësisht në ambiente pune me disa persona dhe do ndiheni mirë pranë tyre. Nesër mund të ndodhin gjëra edhe më të bukura. Në punë do bëni bilance për gjithë arritjet e deritanishme dhe do e keni më të lehtë për t’i shprehur mendimet. Financat do përmirësohen falë një shpërblimi në punë dhe do ndiheni më të qetë.

Gaforrja

Mundohuni të mos bëni asgjë me inat gjatë kësaj dite dhe keni për të dalë më të fituar. Pas një periudhe jo shumë të mirë për jetën tuaj në çift, tashmë gjërat mes jush dhe atij që keni në krah do fillojnë të stabilizohen. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do kërkoni falje me mënyrat e duhura. Ju beqarët do keni plot takime, por ende nuk do ndiheni gati për të hedhur hapa. Jeta profesionale ka perspektiva të jetë shumë më e kënaqshme. Nuk do keni debate as me kolegët dhe as me shefat, përkundrazi do vazhdoni qetësisht rrugën e nisur. Në planin financiar do keni gjithë kohës mbështetjen e të afërmve dhe miqve prandaj nuk do gjendeni në vështirësi.

Luani

Gjatë kësaj dite do jeni më të motivuar dhe ka mundësi t’i arrini të gjitha objektivat që keni pasur. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft sensuale. Do kaloni çaste të zjarrta e pasionante me partnerin dhe në disa çaste do ju duket vetja si në ëndërr. Ju beqarët mund të keni disa takime apo njohje, por ato nuk do sjellin ndonjë lidhje të qëndrueshme. Në punë do i merrni gjërat me shumë qetësi dhe çdo gjë do ju realizohet sipas planeve. Në planin financiar Mërkuri do ju sjellë probleme të mëdha. Po nuk patet mbështetje nga të afërmit nuk do ja dilni dot.

Virgjëresha

Në disa momente do jeni impulsivë sot, por menjëherë do reflektoni dhe do e ndalni veten. Nëse jeni në një lidhje do merreni vesh shumë mirë me personin që keni në krah dhe nuk do mbani më asnjë të fshehtë. Ju beqarët do keni veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shumë sesa aq. Për lidhjet serioze do ju duhet të prisni ende kohë. Në punë performacat do i keni të shkëlqyera dhe shefat do ju japin edhe dëmshpërblime. Po vazhduat kështu do bëheni edhe më të njohur ne fushën ku veproni. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë mirë është që para çdo shpenzimi t’i bëni me kujdes llogaritë.

Peshorja

Gjatë kësaj dite nuk do përjetoni dot emocionet që keni ëndërruar prej kohësh dhe në disa momente do ndiheni të mërzitur. Për ju që keni një lidhje ka rrezik që marrëdhënia me partnerin të ftohet goxha. Nuk do jeni të gatshëm për t’ia plotësuar çdo dëshirë atij që keni në krah dhe në shumë momente do e lini vetëm. Sipas Dritare.net, ju beqarët do bëni mirë të mos luani shumë me zjarrin sepse do digjeni keq. Në punë do mbizotërojë gjatë gjithë kohës rutina dhe nuk do ketë asgjë për t’u veçuar. Në disa momente do jeni shumë të stresuar për të ardhmen, por nuk do hidhni asnjë hap. Për të përmirësuar buxhetin nuk duhet të fiksoheni tek lojërat e fatit sepse në një moment mund të fitoni dhe në tjetrin do humbni shumë.

Akrepi

Gjërat nuk do ju vijnë gati sot, përkundrazi do ju duhet të bëni pak përpjekje që situata të normalizohet. Jupiteri dhe Merkuri do bëhen bashkë dhe do iu ofrojnë çaste të mrekullueshme juve që keni një lidhje. Mund të dilni edhe jashtë qytetit dhe do iu duket sikur keni rilindur. Ju beqarët më në fund do realizoni një takim vendimtar dhe jeta do ju ndryshoje rrënjësisht. Në punë do jeni shumë të organizuar dhe nuk do jetë nevoja të sforcoheni për t’ia dalë mbanë. Gjërat do ju ecin më së miri. Në planin financiar nuk do ketë as probleme serioze, por as ndonjë përmirësim për t’u veçuar.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do jeni më gati për të ecur para dhe do ndryshoni disi edhe stilin e jetës. Ju të dashuruarit tregohuni shumë të përkujdesur ndaj partnerit tuaj dhe mundohuni t’ia plotësoni pjesën më të madhe të dëshirave. Nëse silleni mirë mbrëmja do jetë edhe më e këndshme. Nëse jeni beqarë nuk duhet ta kërkoni larg princin e kaltër sepse ai ka për të qenë fare pranë jush. Në punë do ju mungojë shpesh durimi dhe nuk do përfitoni nga mundësitë e mira që do iu jepen. Financat, falë ndikimit të Jupiterit, do jenë të jashtëzakonshme. Mund të përfitoni edhe për të bërë ndonjë investim më tepër.

Bricjapi

Nëse doni që gjërat t’iu ecin mirë sot në jetën tuaj në çift, duhet patjetër të zgjidhni fjalët për të shmangur konfliktet. Për ju që keni një lidhje gjërat në jetën tuaj do marrin një kthesë pozitive. Do jeni shumë më të hapur e më të logjikshëm prandaj do i zgjidhni edhe disa probleme të vogla që keni pasur më parë. Ju beqarët nuk do e duroni dot vetminë dhe ka mundësi të merrni vendime drastike për të ndryshuar gjithçka. Në punë do ju bëhen disa premtime nga shefat dhe duhet të filloni të përgatiteni për ndryshime të mëdha. Shumë gjëra do jenë më ndryshe tashmë. Në planin financiar kanë për t’iu dalë vështirësi të njëpasnjëshme prandaj do duhet më tepër kujdes.

Ujori

Gjatë mëngjesit të sotëm do e keni të vështirë të qartësoheni dhe të zgjidhni rrugën që duhet të ndiqni, por nga mesdita gjërat do ndryshojnë. Për ju të dashuruarit pritet një ditë shumë e favorshme. Do kaloni më tepër kohë me partnerin, do dashuroheni pa dorashka dhe zemra do ju rrahë fort. Ju beqarët do ndihmoheni nga disa miq dhe do arrini ta afrojnë pas vetes personin që pëlqeni. Ja që asgjë nuk është e pamundur Në punë do jeni kokëfortë dhe nuk do ndryshoni lehtësisht mendim pa qenë tërësisht të bindur. Buxheti do ketë probleme të mëdha nëse nuk arrini ta menaxhoni si duhet. Mendoni pak edhe për të ardhmen.

Peshqit

Kreativiteti do ju ndihmojë të arrini gjithçka që doni gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje dhe tregoheni më pak autoritarë, marrëdhënia juaj me partnerin do ketë përmirësime. Çmojeni atë dhe thuajeni me zë kënaqësinë që ndieni nga përkushtimi i partnerit. Ju beqarët as nuk do e keni mendjen tek dashuria kështu që nuk do ju ndodhë asnjë lloj ndryshimi. Në punë do iu jepen mundësi të mira për ta treguar veten, mjafton që të tregoheni më të qetë dhe më të matur me veprimet. Sektori i financave do jetë i mbrojtur gjithë kohës. Do e keni më të lehtë të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *