SHOWBIZ

Holandezët kanë halle të tjera, presin në radhë për t’u furnizuar me kanabis

Përdoruesit e kanabisit në Holandë janë parë duke pritur në radhë të gjata për t’u furnizuar me këtë substancë pasi qeveria mori vendim për mbylljen e dyqaneve që e shesin lëndën.

Shumë persona shkuan në këto dyqane për të siguruar rezerva para se ato të mbylleshin në afatin e caktuar nga qeveria, shkruan “France24”.

Dyqanet e famshme të kanabisit janë bërë pjesë e imazhit të këtij shteti njësoj si klubet për të rritur, të cilat gjithashtu do të mbyllen me urdhër të qeverisë. Më tutje nuk do të punojnë as kafenetë dhe restorantet.

“Ndoshta nuk do të mund të marrim kanabis për dy muajt e ardhshëm, prandaj do të ishte mirë të kemi një sasi në shtëpi”, tha Jonathan, njëri prej blerësve.

“Miku im më thirri para disa minutave pasi e pa konferencën për gazetarë, ai është mik i mirë”, shtoi ky blerës.

Radhët e blerësve para këtyre dyqaneve u krijuan vetëm disa minuta pas njoftimit të ministrave të shëndetësisë dhe arsmit për mbylljen e bizneseve dhe shkollave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *