LAJME

Haradinaj: Njësia Speciale largoi tregun e fermerëve në Rahovec, e lejoi 500 njerëz në shesh për aktivitet të pakuptimtë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot fermerët në Komunën e Rahovecit.

Haradinaj ka thënë se rreth 5 mijë fermerët në Rahovec nuk janë përfshirë në Pakon Emergjente, teksa ka shtuar se puna e tyre është ndërprerë nga Njësitet Speciale, transmeton Telegrafi.

“Rreth 5 mijë fermerë nuk janë përfshi në pakon ekonomike, është e pakuptimtë që të mos jenë të përfshirë. Fermerëve duhet të iu lejohet veprimtaria e tyre. Është e padrejtë dhe e pakuptueshme me i dërgu Njësitë Speciale nga Prishtina për me ia hek tregun fermerëve të cilët kanë respektuar distancën, të cilën kanë respektuar udhëzimet e institucioneve të shëndetësisë, ndërsa në sheshe lejohen 500 njerëz për një aktivitet të pakuptimtë”, ka thënë Haradinaj para mediave.

Ai ka thënë se Qeveria e re e cila do të votohet në Kuvend do t’iu dalë në ndihmë fermerëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *