SHOWBIZ

Gjiko publikon sekuenca nga kënga e re, teksa bën një vozitje të shpejtë

Gjiko është njëri nga artistët që ka qëndruar për një kohë të gjatë në skenën muzikore duke sjellë në mënyrë vazhdueshme hite të ndryshme.

Jeta e tij, që nga fillimi i karrierës muzikore e deri në formimin e familjes, kanë qenë gjithmonë të përfolura në mediat rozë.

Përmes një publikimi në rrjetin social Instagram, ai ka ndarë një video teksa në sfond dëgjohet muzika e tij.

“Xhiro” duket se do ta mbajë titulin projekti më i ri, pasi edhe në imazhin e ndarë, Gjiko shfaqet në makinë duke vozitur shpejtë.

“Kush është për një xhiro pas iftarit. Duke ardhur, shumë shpejt”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos.

Reperi ka disa muaj që nuk ka publikuar këngë të reja, por ka marrë pjesë në albumin e Ledri Vulës përmes këngës “Bizzy Bizzy”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *