HOROSKOPI

Femrat më të veçanta të botës janë lindur në këtë shenjë horoskopi

I njihni ato femra të cilat veçohen nga masa dhe tërheqin vëmendjen kudo që shfaqen?

Femrat e lindura në këtë shenjë zakonisht janë shumë aktive, i duan shoqëritë e mëdha dhe më së shpeshti janë ekstroverte të vërteta.

Ato thonë që kanë shumë miq, mirëpo atë që nuk do t’jua thonë është që po ata njerëz shpejt u bëhen monotonë, andaj dëshirojnë të ndërrojnë shoqëri, transmeton Telegrafi.

Femrat e lindura në shenjën e Binjakëve adhurojnë flirtin dhe janë të shkathëta në këtë drejtim, mirëpo të mos ju mashtrojë kjo – ato nuk është aspak e lehtë t’i bësh për vete.

Ato kanë vetëbesim të lartë dhe janë të vetëdijshme për vlerat e tyre, ndërkaq opusi i tyre i gjerë i dijes dhe inteligjenca e lartë pak njerëz i lënë indiferentë.

Ato janë më të zëshmet në shoqëri; janë spirituoze dhe shumë argëtuese, mirëpo kurrë nuk i zbulojnë sekretet e tyre, andaj jeta e tyre private është mister i vërtetë.

Kur vërtet dashurohen, ato janë të gatshme t’i dorëzohen tërësisht mashkullit, ndërsa më së shpeshti i joshin ata të cilët janë plotësisht të kundërt me to, pra bandillë të heshtur dhe të turpshëm.

Pra, disa nga damat e famshme të lindura në këtë shenjë horoskopi janë Angelina Jolie, Brooke Shields, Nicole Kidman, Courtey Cox, Kylie Minogue, Marilyn Monroe dhe Natalie Portman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *