SHOWBIZ

Ermal Mamaqi ka parashikuar gjithçka 10 vite më parë, ky skeç i aktorit në ‘Apartameni 2xl’ do ju bëjë të gjithëve të qeshni

Aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi është kthyer pas në kohë me një skeç të 10 viteve më parë, teksa ishte pjesë e programit ‘Apartamenti 2xl’.

Në këtë video duket se aktorët kanë krijuar një skenë, ku u është dashur të dezifektohen.
“Të papërgatitur? E dija që para 10 vitesh se do vinte kjo ditë”, shkruan Ermali krah postimit ku shfaqet me aktorët Gentian Zenelaj, Cubi Metkaj dhe Lisa Kujofsa.
Këto pamje i kanë bërë të gjithë nostalgjikë dhe kjo është kuptuar nga komentet e shumta të ndjekësve.
Kujtojmë se personazhet e njohur kanë qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale, jo vetëm duke treguar eksperiencën e tyre të karantinimit, por dhe duke dhënë mesazhe ndërgjegjësuese dhe pozitive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *