SPORT

Epoka e re e Newcastle: Magpies rivalizojnë Chelsean për lojtarin që kushton 80 milionë euro

Chelsea është duke planifikuar që të bëjë disa transferime të mëdha në këtë verë, në mënyrë që të rivalizojë Liverpoolin dhe Manchester Cityn për titullin e Ligës Premier.

The Blues kanë disa shënjestra për afatin kalimtar veror, derisa thuhet se do të shpenzojnë deri në 200 milionë euro.

Transferimi i parë i skuadrës londineze mund të jetë Philippe Coutinho, pasi Barcelona është e gatshme të shesë atë.

Por, Chelsea rivalizohet nga rivali i Ligës Premier, Neëcastle United, që pritet të fillojë nga kjo verë një epokë të re në klub.

Mike Ashley do të shesë klubin për një shumë mbi 300 milionë euro, derisa Mohammad bin Salamn dëshiron t’i marrë të gjitha aksionet.

Me ardhjen e tij në krye të klubit, Newcastle pritet që të ndërtojë një skuadër të fortë, derisa janë futur në garë për transferimin e mesfushorit brazilian.

Barcelona kërkon rreth 80 milionë euro për shitjen e ish-anëtarit të Liverpoolit, e që pritet të jetë një garë e nxehtë mes dy klubeve nga liga angleze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *