SHOWBIZ

Enca publikon një këngë të shkurtër, ndërsa në video shfaqet duke tymosur

Enca Haxhia gjatë të premtes e ka publikuar një këngë të shkurtër, ndërsa në videon që e shoqëron shfaqet duke ndezur një cigare që ngjan me atë të marihuanës.

Nuk është hera e parë që këngëtarja publikon video duke bërë një gjë të tillë, ndërkohë që i ka ndarë disa sekuenca me ndjekësit e saj teksa mbante në duar cigaren.

Ky xhirim duket se është realizuar më herët, pasi që ajo gjendet në një lokal të natës, ku në të njëjtën kohë dëgjohej edhe kënga e saj e papublikuar.

“Isha shumë e mërzitur, kështu që e bëra një këngë të shkurtër për Instagram”, ka shkruar Enca në postimin e publikuar në Instagram.

Kënga është shpërndarë edhe në kanalin e këngëtares në YouTube, ndërsa është titulluar “Young n Pretty”.

Përpos muzikës, së fundmi këngëtarja ka sfiduar vetën edhe në aktrim, ku mori pjesë në filmin e Ermal Mamaqit, “I love Tropoja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *