LAJME

E thotë Kurti: Nuk mund ta zëvendësojmë BE’në me SHBA’të, Europa është fati ynë historik

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se nuk mund të zëvendësohet BE’ja me SHBA’në.

Në emisionin Click, ai ka thënë se BE’ja është fati i Kosovës, si historik ashtu edhe gjeografik.

“Nuk mendoj që BE-në mund ta zëvendësojmë Amerikën, por pa Amerikën nuk bën. Jemi historikisht e gjeografikisht në Evropë. Po edhe Evropës, po edhe Amerikës. Bashkimi Evropian është fati ynë historik e gjeografik. Mendoj që duhet të punojmë me durim, ta mbrojmë interesin tonë. Shtetet e Bashkuara na duan shtet më të fuqishëm”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjera, Kurti në këtë intervistë ka paralajmëruar masa më të ashpra të lëvizjes, nga 13 prilli.

Ai ka folur edhe rreth çështjeve politike, ku ka thënë se Presidentit Hashim Thaçi do t’i përgjigjen më vonë për emrin e mandatarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *