SHOWBIZ

E bukur dhe plot klas/ Brenda shtepise se aktorit te Porotkallise, Flor Binaj

Që prej 13-vjetësh, Flori është ҫdo të diel një prej miqve më besnikë e më të preferuar të ekranit. “Portokallia” është kthyer tashmë në shtëpinë e tij të dytë. Madje, edhe në shtëpinë e parë, kur gjen kohë, krijon për “Portokallinë” skenare e batuta për personazhet që luan javë pas jave.

Megjithatë, që kur është bërë baba i dy fëmijëve, shtëpia është një zë që i thërret gjithmonë e më shumë, sepse aty e presin dy engjëj të vegjël, me të cilët dëshiron të kalojë kohë pa fund.

Në një profil ndryshe nga herët e tjera në programin “Pa filtër”, në T, Flori ka hapur derën e shtëpisë për të rrëfyer më shumë ҫfarë ka brenda mureve, jashtë skenës së “Portokallisë” dhe jashtë ekranit nga i cili e njeh i gjithë publiku.

Ndërsa punon, aty rrotull dëgjon zërin e vogëlushes që i ngjitet si shall a si gjarpër. Krena, prej disa muajsh është motra e madhe, por ende e vogël për të kuptuar ҫ’ndodh me babin e saj, kur e sheh në televizor e kur në shtëpi. Ndërsa Flori shikon tek ajo veten kur ishte fëmijë:

“Unë i vogël kam qenë fiks si Krena. Imitoja gjithҫka shikoja, isha energjik… nuk kisha turp, derisa më tërhiqnin vëmendjen, sepse ishte turp të ishe karagjoz… “ – tregon ai me të qeshur, edhe pse sot ndihet krenar kur sheh se edhe e vogla e tij ka filluar t’i tregojë që tani aftësitë prej artisteje.

Shtëpia, siҫ mund të vihet re lehtësisht, është gjithandej e mbushur me piktura e vizatime. Flori është frymëzuar nga ҫdo detaj i jetës së tij, që nga vitet në Lice, spektakli i humorit e deri sot kur vizaton portretet e fëmijëve. Por edhe bashkëshortja, Sadina, ashtu si ai, ka punët e saj në shtëpi: “Nuk e kemi mbushur akoma… kemi akoma punë”, – tregon Flori për këtë pjesë në shtëpi, duke theksuar se gjatë këtyre viteve janë fokusuar te dy fëmijët e vegjël.

Njohja me Sadinën, Miss Universe Albania 2007, i ka fillimet në Lice. Flori në vitin e fundit, ndërsa ajo në të parin: “Sa e pashë, thashë “uaaa, po kjo?” Pastaj, dëgjova një zë të brendshëm që më fliste “kjo është…”. Kështu u lidhëm dhe sot numërojmë bashkë po aq vite sa ka edhe “Portokallia”, pothuaj kemi nisur në të njëjtën kohë.

Po Sadina ҫfarë mendonte në atë kohë për Florin? Ai është i bindur se edhe asaj i fliste një zë i brendshëm, i cili i tregonte se zëri i tij ishte i bindur që “është ajo”, ndaj kështu duhet të ishte edhe për të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *