SHOWBIZ

Dua Lipa bëhet me flokë ngjyrë rozë, duket atraktive me dukjen e re

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, këto ditë të karantinës po i kalon me të dashurin e saj, Anwar Hadid, në Londër.

Ata po jetojnë në një shtëpi me qira, pasi treguan se apartamenti i tyre ishte përmbysur nga punimet që kishin bërë fqinjët e tyre, gjatë kohës sa ata ishin me turne në Australi.

Dua ndërkohë gjatë këtyre ditëve është treguar më aktive për fansat e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo u prezantoi fansave dukjen e saj të re, pasi ka lyer një pjesë të flokëve në ngjyrën rozë, duke marrë kështu një pamje edhe më tërheqëse.

Ajo publikoi një një sërë videosh dhe fotografi në rrjetin social Instagram, duke treguar se si po i kalon këto ditë izolimi, në të cilat vendosi edhe të bëjë ndryshimin e saj drastik në pamje.

Lipa ndërkohë ka qenë duke shijuar suksesin e albumit të saj më të ri, “Future Nostalgia”, gjatë këtyre ditëve.

Ky album u ngjit në majkat e top listave britanike, duke e bërë Duan artisten e parë shqiptare në histori, albumi i së cilës arrin të renditet i pari në top listën zyrtare të albumeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *