SPORT

Distria Krasniqi, e artë në Kinë

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur ta fitojë medaljen e artë për Kosovën në kategorinë deri në 48 kilogramë të World Judo Masters, që po mbahet aktualisht në Qingdao të Kinës.

World Judo Masters është gara e fundit për këtë vit në kalendarin e garave të IJF dhe EJU. Në këtë garë marrin pjesë 32 xhudistët e parë të ranguar në ranglistën Botërore të Federatës Botërore të xhudos në secilën kategori, raporton Gazeta Express.

Rrugëtimin në këtë turne, Distria Krasniqi e filloi duke siguruar fitore në rundin e dytë kundër gjermanes Katharina Menz në rundin e dytë, pasi që rundin e parë e kaloi pa luftë, duke e siguruar kështu një vend në çerekfinale.

Xhudistja kosovare e vazhdoi luftën për medaljen e artë duke e mposhtur edhe xhudisten nga Kazakistani Otgonstetseg Galbadrakh në çerekfinale, ndërsa në gjysmëfinale u tregua shumë e fortë për Uranstetseg Munkhbat nga Moldavia.

Ndërsa, në finalen e madhe, kosovarja e dëshmoi sërish forcën e vet duke e mposhtur do të xhudisten nga Moldavia, Naransetseg Ganbaatar, të cilën e mposhti në Golden Score.

Në këtë garë, Kosova po përfaqësohet edhe nga Nora Gjakova, e cila pësoi disfatë qysh në rundin e parë, ndërsa nesër do të garojë edhe Akil Gjakova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *