HOROSKOPI

Diçka e veçantë po përgatitet për tri shenja në shkurt

Muaji shkurt do të jetë dukshëm periudhë interesante, posaçërisht për shkak të Merkurit retrograd. Mirëpo, mos u brengosni, energjia do të jetë shumë më pozitive se në janar

Më 9 shkurt na pret Hëna e plotë në Luan, madje vetëm disa ditë para takimit të Marsit me Jupiterin, Saturnin dhe Plutonin në Bricjap, që do të na sjellë ndryshime të mëdha.

Ato të mirat më së shumti do t’i ndiejnë tri shenja të Zodiakut!

Binjakët – Çdo gjë fillon të marrë kuptim
Kalimi i Diellit në Ujorin kryengritës nëpërmjet shtëpisë së nëntë do të sjellë lehtësim, do të ndiheni sikur të ishit në majë të botës.

Pa marrë parasysh a planifikoni udhëtim jashtë shtetit apo perfeksionim profesional, gjithë kohës do të jeni të fokusuar në qëllimet personale.

Planeti juaj sundues, Merkuri, do të jetë retrograd në shtëpinë tuaj të karrierës. Shfrytëzoni këtë kohë të kontrolloni, të mendoni dhe sërish të vlerësoni qëllimet tuaja profesionale. Gjithashtu është kohë e mirë t’i caktoni kufijtë e nevojshëm në ambientin afarist.

Peshorja – Ju pret periudhë e shkëlqyeshme plot sukses dhe humor i mirë
Peshore, a jeni të gatshme për sukses të madh? Në shkurt do të jeni në qendër të vëmendjes në disa mënyra, madje kjo do t’ju pëlqejë. Do të keni dëshirë të madhe, por edhe mundësi për punë humanitare. Shëndeti do të lulëzojë.

Hëna e plotë në Luan do të luhatë shtëpinë tuaj të miqësisë, mirëpo kjo nuk do të jetë asgjë e keqe, përkundrazi, kjo do të sjellë qartësi në këtë sferë të jetës suaj, ndërkaq shpresat tuaja dhe ëndrrat do të kristalizohen dhe nuk do të ketë pengesa që të arrini deri te ato.

Do të kënaqeni edhe në sferën e dashurisë.

Ujori – Ju pret bekim pas bekimi
Ujorë, megjithatë, festoni ditëlindjen tuaj! Gjatë gjithë muajit shkurt do të keni arsye për të qeshur. Sundimtari juaj, Urani, tani ecën me hapa direkt, madje vetvetiu është përparësi për shenjën tuaj.

Merkuri në fillim të shkurtit do të hyjë në sferën tuaj të financave, andaj edhe situata financiare do të përmirësohet Hëna e plotë në Luan do të tronditë sferën e dashurisë.

Me atë “tronditje” shumë gjëra do të bëhen më të qarta dhe do të mësoni në cilin drejtim duhet të shkoni kur është fjala për partnerin aktual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *