SHOWBIZ

Dhurata Dora dhe Azet këndojnë bashkë hitin “S’kam kohë” në një skenë

Dhurata dhe Azet kanë perfomuar bashkë hitin e reperit, para publikimit të bashkëpunimit të tyre.

Dhurata Dora që po korrë suksese të jashtëzakonshme me bashkëpunimet ndërkombëtare ka bërë sot një tjetër hap domethënës në karrierë.

Ajo është ngjitur në skenën e ‘Redbull Soundclash 2019’ në Stuttgart të Gjermanisë përpara rreth 15 mijë personave.

Këngëtarja i është bashkëngjitur shokut të saj, reperit Azet në performancën e këngës ‘S’kam kohë’ që në këtë formë doli edhe më bukur si projekt.

Performancën e tyre mund ta ndiqni në videon e mëposhtme nga 1:45:00 teksa paraprakisht në skenë është ngjitur një tjetër emër shqiptar, reperja Loredana Zefi.

Ndërkohl, më herët kemi zbuluar se Dhurata dhe Azet po sjellin edhe një këgnë bashkë, e me sa duket koncertet e përbashkëta të tyre kanë filluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *