HOROSKOPI

Deri në 21 shtator bëni kujdes: Universi është gati t’ju zbulojë sekretet!

2020-ta s’mund të përfundonte pa një tjetër ndodhi astrologjike jo dhe aq interesante! Kësaj here, do të na duhet të përballojmë një fenomen që quhet “Hammer of Thor” (jo ajo që po mendoni ju) që, fatkeqësisht do të na sjellë pak kaos deri në 21 shtator! Deri atëherë, bëni kujdes, pasi sekretet më të errëta mund t’ju dalin në shesh!

Me të drejtë po pyesni veten çfarë është ekzaktësisht kjo që përmendëm? 

Thënë në terma kozmikë, është një lidhje e nderlikuar mes planeteve. I ashtuquajturi “The Hammer of Thor” ndodh kur dy planete që ndodhen në kënd të drejt (90 gradë) zhvendosen në një kënd 135 gradë. 

Në këtë rast, ndryshimi i këndeve planetare vjen nga Dielli dhe Mërkuri në Virgjëreshë dhe Jupiteri, Saturni dhe Plutoni në Bricjap. Kur Mërkuri të hyjë në shenjën e Peshores më 5 shtator dhe Afërdita në Luan në 6 shtator, të gjithë do ta ndjejmë energjinë e këtij fenomeni në nivele më të larta se zakonisht. Emocionet do t’i përjetojmë në maksimum, veçanërisht kur Marsi të jetë në prapavijë në shenjën  e Dashit më 9 shtator.

Sado e nderlikuar të jetë puna e planeteve, ajo që duhet të dini ju është: Përgatituni të luftoni për të vërtetën dhe ta mbroni ndershmërinë tuaj gjer në fund me dinjitet! Planetet janë gati të na zbulojnë sekretet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *