HOROSKOPI

DASHI / Horoskopi Vjetor 2020 (Dashuria, Shëndeti, Paraja)

Ky do të jetë viti i stabilitetit për shenjën e Dashit, ku nevoja tuaj natyrale për ndryshim do të sjellë rend dhe disiplinë në të gjitha aspektet e jetës.

“Sukses” është kryefjala e këtij viti. Është një vit plot arritje personale pozitive. Është koha të vendosni në zbatim mësimet që keni marrë gjatë vitit 2019. Me tre eklispet hënore që do të sjellin dallgë emocionesh në marrëdhëniet me të dashurit tuaj gjatë muajit maj, mundësinë për të ndryshuar ambient gjatë qershorit dhe pasioni i nëntorit, nuk ka asnjë shans të humbisni mundësitë e arta që jeta do ju sjellë gjatë 2020-ës.

Sipas horoskopit të 2020-ës, ju do të gjeni mënyra të reja për t’u shprehur, qoftë përmes talentit tuaj në literaturë, apo duke punuar fort për të arritur një qëllim tuajin që prej kohësh e keni objektiv.

Dashuria

Eklipsi i plotë i diellit sjell mundësi të reja në dhjetor, ku një udhëtim është tepër i mundshëm. Javët e para të 2020-ës do të sjellin ndryshime domethënëse në marrëdhënien tuaj afatgjatë por edhe qartësinë e nevojshme për marrëdhëniet e komplikuara.

Problemet me shtëpinë apo me pronën mes teje dhe një personi të afërt, do të gjejnë zgjidhje definitive në mes të muajit mars.

Ky është një vit i rëndësishëm për zgjedhje të forta emocionale dhe për të lënë të shkuarën pas.

Midis 11 qershorit dhe 26 gushtit, shumë prej jush të shenjës së Dashit do të nisni një fazë të re bashkëjetese, apo dedikim në një marrëdhënie romantike.

Shëndeti

Ky është një vit i mbarë edhe në aspektin shëndetësor. Gjatë 2020-ës keni për t’iu përkushtuar më tepër kontrollit të shëndetit dhe gjendjes tuaj trupore në përgjithësi. Gjatë këtij viti do të gjeni edhe qetësinë e munguar spirituale.

Nuk duket t’i braktisni, madje duhet t’i shtoni ushtrimet fizike, si dhe të vazhdoni të kujdeseni mënyrën e të ushqyerit. Dashi karakterizohet nga nevoja për të zgjedhur gjithmonë ushqim të shëndetshëm.

Nuk përjashtohet mundësia e konsultave me doktorin, kontrolle të shpeshta si dhe do të zgjidhni të bëni disa ndryshime madhore dhe pozitive në stilin e jetesës.

Por ka githashtu një hallkë të dobët: Sistemi kockor. Rekomandohet të shmangni ushtrimet e rënda fizike, të tregoni kujdes të shtuar gjatë dimrit si dhe mos neglizhoni këshillat e specialistëve nëse keni probleme reumatike apo osteoartikulare.

Paratë dhe karriera

Karriera do të jetë kryefjala gjatë muajve të parë të 2020-ës. Njohjet e reja do t’ju sjellin edhe situata të reja, mundësi të reja biznesi, mundësi për të punuar me resurset dhe pasuritë e të tjerëve duke i kuptuar edhe më mirë se si funksionojnë në favorin tuaj.

Nëse ka çështje ligjore që rëndojnë në jetën tuaj, me shumë gjasë gjatë këtij viti do të gjejnë zgjidhje. Një prej eklipseve hënore ju garanton stabilitet financiar gjatë këtij viti.

Talentin që keni duhet ta shikoni me një sy serioz gjatë fundit të verës, si një mënyrë e mirë për ta vënë në punë për të bërë disa para më tepër.

Këshillat:

Janar: Është koha të filloni gjëra të reja

Shkurt: Një muaj plot romancë dhe dashuri

Mars: Kujdesuni për shëndetin në këtë periudhë, veçanërisht deri në 6 mars

Prill: Udhëtim i shkurtër por edhe studime intensive, mos neglizhoni

Maj: Bëhuni të durueshëm, kontrolloni reagimet tuaja

Qershor: Qëndroni pranë familjes tuaj këtë muaj

Korrik: Fokusoni energjitë në hobi apo sporte

Gusht: Shfrytëzoni deri në fund mundësitë për t’u relaksuar

Shtator: Një mundësi e mirë për të bërë një hap të rëndësishëm në karrierë

Tetor: Rezultate të shkëlqyera në punë gjatë këtij muaji

Nëntor: Keni një mundësi të madhe për të rritur të ardhurat

Dhjetor: Një muaj plot fuqi, energji mendore, fizike e shpirtërore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *