HOROSKOPI

Dashi-Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2020

Eklipset janë rikthyer dhe vetëm në qershor do të ndodhin 2 të tillë, që do të thotë se duhet të mësoni të jeni fleksibël për t’u përshtatur më lehtë në drejtimet që do të marrin ngjarjet.

I pari vjen më 5 gusht, kur Hëna e Plotë do të jetë në Shigjetar, një tjetër shenjë zjarri si e juaja. Ky eklips do të ndriçojë aspektin tuaj të komunikimin dhe marrëdhënieve me njerëzit që ndodhen larg jush fizikisht. Nëse do të ishim në kushte normale, tani do ishit në aeroport, por falë pandemisë do t’ju duhet që konferencat e punës t’i bëni online.

Nëse ju kërkohet të firmosni diçka në 5 qershor, do t’ju duhet një avokat për t’i shqyrtuar më mirë çështjet. Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 17 qershori deri në 12 korrik, kështu që më mirë prisni deri pas kësaj date për të marrë vendime dhe firmosur marrëveshje.

Dielli udhëheq shtëpinë tuaj të pestë, atë të jetës dashurore, shtatzëninë dhe fëmijët, kurse hëna, familjen dhe jetën brenda shtëpisë. Prandaj, ky eklips do të sjellë lajme në lidhje me një nga këto marrëdhënie, ose jetën tënde private. Ndoshta do të duhet të marrësh një vendim në lidhje me partnerin tënd ose të mendoni për një bebush. Një nga prindërit e tu do të ketë nevojë për ty, prandaj do të duhet t’i japësh një dorë. Eklipset e Hënës së Plotë njoftojnë fundin e diçkaje dhe fillimin e një gjëje tjetër. Plutoni dhe Jupiteri do të mbrojnë karrierën tuaj dhe pavarësisht sa shumë gjëra keni kaluar deri tani në 2020-ën, duket se po shkoni drejt një vendi më të sigurtë.

Pavarësisht krizës në tregun e punës dhe papunësisë, ju duket se po shkëlqeni në këtë aspekt. Nëse së fundmi keni humbur vendin e punës, mos u demoralizoni sepse ky mund të kthehet në bekim në të ardhmen. Do të takoni njerëz me pozita të cilët do të mahniten nga energjia juaj. Shikoni çfarë do të ndodhë me eklipset e Hënës së Plotë në vazhdim.

Afërdita ndodhet tek Binjakët dhe momentalisht është në prapavijë ku do të qëndrojë deri në 24 qershor. Ky planet zotëron dashurinë, bukurinë, luksin dhe përfitime të tjera. Qershori nuk është muaj ideal për t’u fejuar/martuar. Mjaftohuni vetëm me ndryshime të vogla në pamje.

Më e rëndësishme se gjithë të tjerat- mos u stresoni kaq shumë nga qëndrimi i gjatë në shtëpi, por kujdesuni dhe ndiqni rregullat që kërkohen. Eklipsi i dytë do të ndodhë në 21 qershor tek Gaforrja. Hëna e re sjell kushte dhe mundësi të reja, prandaj gjasat për të marrë një shtëpi me qira apo për ta blerë janë të mëdha. Ke detyra për të bërë këtë muaj dhe me ndihmën e universit do t’ja dalësh. Paratë janë rrugës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *