SHOWBIZ

Dafina Zeqiri shfaqet sensuale në imazhet e reja: Nëse dashuria është drogë, atëherë unë jam e varur

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është një nga personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale.

Ajo vetëm në rrjetin e popullarizuar Instagram, numëron 1.4 milion ndjekës, për të cilët nuk heziton të publikojë imazhe dhe video të ndryshme, teksa nuk i mungojnë as pozat ngacmuese.

Disa të tilla i ka publikuar së fundmi, në të cilat ka vënë në pah fizikun e saj të mahnitshëm.

E veshur me një palë të brendshme të zeza, 30-vjeçarja ka arritur të marrë vëmendjen e të gjithëve me dukjen e saj të veçantë.

“Nëse dashuria është drogë, atëherë unë jam e varur”, është përshkrimi sipër imazheve.

Ndërkohë që të shumta kanë qenë komplimentet që pranoi nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj.

View this post on Instagram

Stay safe out there ❣️

A post shared by 𝕯 𝖆 𝖋 𝖎 𝖓 𝖆 (@dafina.zeqiri) on

Dafina aktualisht është duke punuar në albumin e saj të ri dhe ditë më parë theksoi se këtë kohë është duke qëndruar më shumë në studion e saj muzikore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *