SPORT

Cristiano Ronaldo vs Lionel Messi: 10 trajnerët e shkëlqyeshëm që i janë përgjigjur debatit

Messi apo Ronaldo, cili është më i mirë? Është pyetja më e shpeshtë që i është bërë trajnerëve, futbollistëve, ish-futbollistëve, analistëve për më shumë se 10 vite

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo pa asnjë dyshim do të mbahen mend gjatë për atë që i kanë dhënë futbollit, për rekordet që kanë thyer, rivalitetin e mrekullueshëm mes tyre në aspektin sportiv.

Por kush është më i mirë?

Shumë trajnerë nëpër botë i janë përgjigjur kësaj pyetje, si Alex Ferguson, Diego Simeone, Jurgen Klopp etj, raporton Gazeta Express.

Më poshtë keni mendimin e 10 trajnerëve ndër vite.

Alex Ferguson – Cristiano Ronaldo

“Mos më keqkuptoni, Messi është lojtar fantastik. Ama mua më duket më shumë lojtar për Barcelonën. Por, Ronaldo mund të luajë për Stockport County dhe të shënojë het-trik. Ai ka gjithçka. Mund të shutojë me të dy këmbët, me kokë, ai është i guximshëm si një luan….”.

Fabio Capello – Lionel Messi

“Ronaldo është lojtar i jashtëzakonshëm, ama Messi është gjeni”.

Diego Simeone – Lionel Messi

“Nëse do të më duhej të zgjedhë mes Messit dhe Ronaldos do të zgjedhja Messin. Nëse do të duhej ta transferoni njërin për një klub normal, ndoshta Ronaldo do të përshtatej më shumë. Por në një klub të rrethuar nga yje, Messi është thjesht më i mirë se Ronaldo”.

Jurgen Klopp – Lionel Messi

“E kam vetëm një selfie në telefon, me Messin. Cristiano Ronaldo ishte në dhomë gjithashtu….”.

Zinedine Zidane – Cristiano Ronaldo

“Cristiano është më i miri (se Messi). Ronaldo është fenomenal. Nuk ka fjalë për ta përshkruar atë. Është shumë më i mirë se unë edhe pse kisha karrierë të shkëlqyer. Ai është një ndër më të mirët të të gjitha kohëve”.

Jose Mourinho – s’mund t’i ndajë njërin nga tjetri

“Mendoj se është e padrejtë për të dy që njerëzit të thonë, ky është më i mirë, apo ai më i mirë. Mendoj se ata janë thjesht të ndryshëm”.

“Nuk është e drejtë që t’i krahasojmë. Mund të them se kur kam pasur Ronaldon në ekip, kam qenë njeri i lumtur”.

“Kur më është dashur të luaj kundër Messit, po ashtu edhe kundër Ronaldo sepse kam luajtur disa ndeshje, më duhej të mendoj shumë se si të ndihmoj ekipin tim për të fituar”.

Pep Guardiola – Lionel Messi

“Messi është më i miri, ai defenitivisht është më i miri. Ai e di si të luajë, të shënojë dhe t’i bëjë të tjerët të luajnë. Gjithmonë është aty. Me gjithë respektin për lojtarët tjerë, së pari për Cristiano Ronaldon – Messi është tjetër nivel”.

Joachim Low – Lionel Messi

“Unë jam me Messin. Cristiano është i mrekullueshëm, profesionist i vërtetë, makine sa i përket golave për shumë vite, por Messi është lojtari më i kompletuar që kam parë ndonjëherë”.

“Ai është lojtar ekipor. Ai ka dhuruar 30 apo 40 asiste së paku në 10 vitet e fundit derisa ka shënuar edhe rreth 50 gola. Është në gjendje t’i shtang tetë apo nëntë lojtar dhe golat që i shënon gjithmonë të mbesin në memorje”.

Arsene Wenger – Messi

“Është vështirë të zgjedhësh. Ata janë pothuajse në të njëjtin nivel. Messi është më shumë lojtar kreativ, Ronaldo më shumë finalizues, më i mirë në ajër, më atletik, kurse Messi është artist. Pra në fund ju mahniteni më shumë nga ajo që bën Messi në fushë”.

Vicente Del Bosque – Lionel Messi

“Messi gjithmonë luan mirë, ai është lojtar i mrekullueshëm. Unë jam me Messin. E shoh më shumë lojtar natyral, natyrisht Ronaldo është gjithashtu fantastik, fizikisht dhe teknikisht po ashtu i mirë, shënues i mrekullueshëm, por unë jam me Messin”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *