LAJME

‘Charlie Hebdo’ provokon sërish, kësaj radhe me karikaturë për presidentin kinez dhe kafshën që shpërndau COVID-19 tek njerëzit

Revista me famë botërore e njohur për kopertinat dhe artikujt e saj provokues, vuri në pikëpyetje errësirën informuese të regjimit kinez.

Gazetarët e Charlie Hebdo nuk kanë frikë nga hakmarrja. Kjo gazetë ka përjetuar një nga sulmet më të këqija ndaj lirisë së shprehjes në histori, kur redaksia e saj, në qendër të Parisit, ishte shënjestra e terroristëve islamikë më 7 janar 2015, duke lënë 12 persona të vdekur, transmeton Telegrafi.

Me atë rast, kronistët dhe karikaturistët francezë kishin fituar urrejtjen ndaj ekstremizmit mysliman, i cili konsideronte se ata kishin shpërfillur figurën e Muhamedit, profetit të tyre.

Këtë herë ata vendosën që me vizatimet tyre sot të bëjnë edhe një provokim të ri me figurën e presidentit kinez Xi Jinping dhe me kafshën që mendohet se transmetojë sëmundjen tek njerëzit.

Në kopertinën e saj të botuar sot mund ta shihni Xi Jinping, drejtuesi i regjimit kinez, i shtrirë me një pangolinë, kafsha ekzotike që mendohet të ketë qenë ajo që transmetojë virusin te njerëzit në një treg në Wuhan, Kinë, sipas versionit zyrtar.

E përjavshmja ka edhe një tekst intrigues: “Kina … na ka thënë me të vërtetë gjithçka? Në ilustrim ju mund të shihni presidentin kinez duke pirë duhan, pangolina nën jorgan, duke përqafuar specien e rrezikuar, buzët e të cilës ishin të lyera me të kuqe. Të dy pinë duhan në një imazh tipik të intimitetit”.

Në videon e prezantimit të kopertinës së kësaj jave, ajo shkon më tej. Ju mund të shihni se si pangolina del nga poshtë çarçafit, në aludim të qartë se ka praktikuar seks oral me Xi Jinping, i cili tregon një fytyrë të lumtur dhe të qetë gjatë pirjes së duhanit.

Pritet një reagim i madh nga diplomacia kineze, diçka nga e cila vuajnë shumë gazeta, revista dhe media në përgjithësi, sa herë që e vënë në dyshim Pekinin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *