HOROSKOPI

Bricjapi/ Horoskopi Vjetor 2020: Dashuria, Shëndeti, Paraja dhe Këshilla

Mësoni gjëra të reja gjatë këtij viti dhe aplikojini ato gjatë marrëdhënieve të përditshme me persona të tjerë, duke hapur kështu më tepër mundësi si në fushën profesionale dhe atë sentimentale.

Qëndroni të fokusuar te detajet, punoni për të forcuar edhe më tepër miqësitë dhe aleancat.

Të kujdesesh për veten është po aq e rëndësishme sa të kujdesesh për detyrimet dhe përgjegjësitë që janë pjesë e jetës tuaj.

Eklipsi hënor në janar do të sjellë ngjarje të këndshme emocionale në dashuri si dhe gjatë qershorit në rrethin e miqve tuaj.

Dy eklipset ndezin zjarrin e egos te ju, duke ju shtyrë të arrini ato qëllime që i keni vënë vetes por njëkohësisht duke hapur një sërë mundësish të reja gjatë 2020-ës. Eklipsi i plotë diellor në muajin dhjetor i bën të arritshme disa nga ëndrrat tuaja.

Dashuria

Ky vit do të sjellë ndryshime të forta romantike në jetën tuaj. Gjatë tre muajve të parë të 2020-ës, njohje romantike dhe plot pasion do të shfaqen për të gjithë beqartët/et.

Shumë prej jush që rreth dy vitet e fundit keni përjetuar një periudhë reflektimi dhe dyshimi në në lidhjen dashurore, do të gjeni më në fund qetësinë përmes stabilitetit dhe përkushtimit nga partneri/ja.

Nga mesi i muajit mars, marrëdhënia do të thellohet dramatikisht duke marrë një nivel të ri pasioni dhe sigurie.

Nga mesi i shkurtit deri në prill përgatituni të përballeni me koicidenca të pazakonta nga partneri/ja. Por falë dedikimit të tij/saj do të arrini të arrini të adresoni disa pyetje situata paqartësie dhe frike.

Pranojini këto ngjarje si një shenjë progresi që pritet të vijë, jeni pa dyshim në rrugën e duhur.

Pjesë e diskutimeve mes jush dhe partnerit/es tuaj duhe të jenë edhe shpenzimet e mëdha financiare që do të vijnë gjatë fundit të këtij viti.

Por mos u shqetësoni, kjo është një nga fushat me pëparim më të madh, investime pozitive në shtëpi do të ndodhin për herë të parë pas shumë vitesh.

Ndiqni instiktin dhe lejoni të dashurit tuaj të njohin idetë, planet dhe ndjenjat tuaja, nuk do të zhgënjeheni.

Shëndeti

Përgjithësisht është një vit i mirë për sa i përket shëndetit. Energjia yjore do t’ju ndihmojë të arrini disa prej qëllimeve tuaja si dhe të gjeni kohë për përkujdes personal.

Stresi është armiku kryesor i shëndetit tuaj. Ndaj rekomandohen aktivitete të ndryshme relaksuese që mund të arrihen edhe përmes metodave alternative si joga dhe meditimi.

Paraja dhe karriera

Persona të tjerë dhe pronat apo investimet e tyre luajnë një rol të rëndësishëm zhvillimet më dramatike financiare gjatë 2020-ës.

Do të vijë një moment kur do shqyrtoni me kujdes se cili prej këtyre investimeve ju garanton më tepër stabilitet financiar. Aty do të duhet që në bashkëpunim me partnerin/en në biznes të merrni vendime të rëndësishme.

Paraja është sa e rëndësishme aq edhe e lehtë për të ardhur në jetën tuaj gjatë këtij viti. Gjatë gjashtë mujorit të dytë të 2020-ës, ide të vjetra mund të vihen në zbatim duke e forcuar edhe më tepër pozicionin tuaj financiar.

Këshillat:

Janar: Planifikoni mirë buxhetin, ka shpenzime të papritura nga mesi i muajit

Shkurt: Një dashuri e re në horizont për ata që janë single

Mars: Do të shkëlqeni në karrierë gjatë këtij muaji

Prill: Të qenurit praktik do ju ndihmojë në jetën personale dhe profesionale

Maj: Takime romantike për Bricjapët beqarë, që mund të shkojnë drejt lidhjeve serioze

Qershor: Një muaj plot energji dhe vitalitet

Korrik: Nuk do të keni shpenzime të mëdha, mund të kurseni para për një rast më të rëndësishëm

Gusht: Do të fitoni më tepër autoritet dhe fuqi në punë

Shtator: Eksploroni mundësi për investime të reja, do të keni mbështetjen e miqve dhe kolegëve

Tetor: Shmangni kequshqyerjen, ushqimet me shumë kalori

Nëntor: Puna në grup do të sjellë shumë avantazhe

Dhjetor: Shpenzime për udhëtime apo argëtim, mos u kurseni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *