SHOWBIZ

Bleona Qereti festoi ditëlindjen e 35-të, prindërit e saj i bëjnë tortë me formën e yllit të “Walk of Fame”

Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti, ka festuar dje (e enjte) ditëlindjen e saj.

Mes shumë urimeve nga fansat, miqtë dhe kolegët, Bleona ka marrë edhe një dhuratë shumë të veçantë nga familjarët.

Dy prindërit e saj, Oli dhe Nazmiu i kanë bërë dhuratë këngëtares një tortë, e cila ishte dizajnuar në formën e yllit të “Walk of Fame”, ku në mes gjendej fotografia e Bleonës.

Në tortën e ditëlinjes ishin të vendosur dy qirinj që formojnë numrin 35, e që tregojnë moshën e këngëtares.

Bleona ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social disa fotografi nga befasia e këndshme që i bënë prindërit, duke i falënderuar përzemërisht ata.

“Nuk kam fjalë për të shprehur mirënjohjen dhe dashurinë time për heronjtë e mi Oli Qereti dhe Nazmi Qereti, për këtë dhuratë të mrekullueshme…faleminderit për gjithçka që bëni dhe gjithçka që jeni! Një ditë ….. do të jetë e vërtetë”, kanë qenë fjalët e këngëtares nga Shqipëria në mbishkrimin e fotografive.

Krahas këtij postimi, ajo mori edhe shumë urime të tjera nga ndjekësit e saj në hapësirën për komente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *