SPORT

Barcelona e nxjerr në shitje Griezmannin, francezit i caktohet çmimi i largimit

Antoine Griezmann do të largohet nga Barcelona vetëm pas një viti qëndrim në Camp Nou.

Sulmuesi francez iu bashkua kampionëve të Spanjës për 120 milionë euro nga Atletico Madrid, por pa arritur të ambientohet me lojën e tyre.

Griezmann ka zhvilluar 37 ndeshje duke shënuar 14 gola e duke bërë katër asistime, por në Camp Nou nuk janë të kënaqur nga loja e francezit.

Mundo Deportivo ka raportuar se Barcelona e ka nxjerrë në shitje yllin francez dhe kërkon largimin e tij në verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *