LAJME

Balena, krokodilli e lumi i humbur: Lexoni 6 misteret e shkretëtirës së Saharës

Emri i Saharasë rrjedh nga fjala arabe (arab. صحراء), që do të thotë shkretëtirë. Sahara, ashtu çfarë është sot ekziston për 3.500 vjet. Gjithashtu ka pak bimë të cilat kanë një sasi të kufizuar uji në të.

1. Fortesat e humbura

Satelitët u kanë lejuar eksploruesve të shikojnë në xhunglat më të dendura dhe në shkretëtirat më të egra. Në vitin 2010, satelitët zbuluan mbetjet e mbi 100 fortesave qe u përkisnin Garamantes, popullit të Libisë.

Zona kishte harta shumë të përditësuara për shkak të industrisë së naftës që kërkonin vende për të shpuar puse në shkretëtirë.

Arkeologët ishin në gjendje të skanonin fotot satelitore për të parë shenjat në mure, më pas kërkuesit në terren konfirmuan se strukturat ishin ndërtuar nga Garamantes, por ekspeditat e arkeologëve u ndërprenë për shkak të trazirave në Libi.

Në kohën e Garamantes, zona ishte tashmë shumë e thatë.

Për të punuar tokën ata ndërtuan kanale nëntokësore që siguronin ujë nga rezervuarët e lashtë.

Kur ky burim uji dështoi, tokat u thanë përfundimisht dhe Sahara’ja mbuloi fshatrat dhe fortesat e mbetura.

2. Xhami i shkretëtirës

Edhe kur mbetjet e meteorëve dhe kratereve të tyre janë zhdukur, gjurmë të tjera të përplasjeve kozmike mund të mbesin.

Rreth 29 milionë vjet më parë, një meteor goditi Tokën me energji të mjaftueshme për të shkrirë një rajon të madh të shkretëtirës libiane dhe duke e kthyer në fletë e xhami të gjelbër delikat.

Krateri i lënë nga ky shpërthim ende nuk është gjetur, por shumë qelq i shkretëtirës ende ekziston, madje edhe në disa vende të papritura.

Kur Howard Carter hapi varrin e faraonit Tutankhamon, ai zbuloi midis thesareve një parzmore që mund t’i përkiste faraonit, në mes të kësajë parzmorje kishte një brumbull të ndërtuar me xham të gjelbër.

Egjiptianët e lashtë me shumë mundësi ia kishin idenë për origjinën e xhamit që po përdornin, por në mënyrë intriguese, ekzistonte edhe një objekt tjetër i ndërtuar nga materialet e një botë tjetër.

Një nga thikat që u gjet në varr ishte ndërtuar nga hekuri që ishte marrë nga një meteor.

3. Gurët Nabta

Kudo që mund të gjendet ujë në një shkretëtirë, do të gjesh jetë që lulëzon.

Kur njerëzit jetonin pranë Nabta Playa në Egjiptin e Jugut 6 mijëderi 9 mijë vjet më parë, zona ishte subjekt i përmbytjeve vjetore, gjë që krijoi një liqen. Fiset neolitike erdhën aty për të ushqyer dhe për t`u dhënë ujë kafshëve.

Këta njerëz jo vetëm që mbijetuan atje, por ata zhvilluan një kulturë sakrificash.

Kafshë nga më të ndryshmet janë gjetur të varrosura aty me anë të ritualeve.

Rreth 6 mijë vjet më parë, njerëzit në Nabta krijuan blloqe të mëdha guri në një rreth, me më shumë pllaka gurësh që dilnin jashtë. Është pohuar se ky rreth i gurtë, i cili është 1 mijë vjet më i vjetër se Stonehenge, është struktura më e hershme e njohur në astronomi.

Ende ekziston një debat se cfarë përfaqëson saktësisht ky rreth.

4. Lumi i humbur

Shkretëtira e Saharasë nuk ka ekzistuar gjithmonë.

Teksa klima ka ndryshuar gjatë miliona viteve kufinjtë e rërës janë zhvendosur.

Ashtu siç shkencëtarët mund të kërkojnë gjurmë të lashta të ujit në mars ata e kanë kthyer vëmendjen drejt historisë së Saharasë.

Hulumtimet kanë zbuluar se pellgu i 12’të më i madhi në botë gëlonte në Sahara.

Mbetjet e lumit në Mauritani u vunë re kur u zbulua një kanion nëntokësor që ishte gdhendur nga lumi.

Konfirmimi përfundimtar i pranisë së një lumi të humbur u bë me satelit.  Lumi i humbur tani quhet lumi Tamanrasett dhe kërkimet vazhdojnë të zbulojnë më shumë rreth këtij lumi që mund të jetë tharë vetëm 5 mijë vjet më parë.

5. Balenat

Nuk janë vetëm lumenjtë që janë zhdukur në Sahara.

Gjatë kohës gjeologjike, ajo që dikur ishte një oqean është bërë një nga vendet më të thata në Tokë.

Në Wadi Al Hitan në Egjipt mund të gjenden dëshmi të Oqeanit të humbur.

E njohur si Lugina e Balenave, është një nga vendet më të mira, për zbulimin e fosileve balene.

Përvec skeleteve të balenave, janë gjetur edhe dhëmbë peshkaqenësh dhe peshqish tjerë të egër.

6. Machimosaurus Rex (Krokodili më i madh i Oqeanit)

Detet kanë qenë gjithmonë shtëpia e përbindëshave.

Rreth 120 milionë vjet më parë, shkretëtira Saharasë ishte shtëpia e një krokodil me gjatësi prej 9 metrash, Machimosaurus rex.

Ky është krokodili më i madh që ka jetuar në oqean që  njihet të ketë ekzistuar.

Zona, ku Machimosaurus rex jetonte ishte një lagunë e madhe e cila shtrihej aty ku ndodhe sot shkretëtira Saharasë.

Ai përdorte kokën e tij të madhe dhe kafshimin e pabesueshëm për të vrarë prenë e tij.

Kafshimi i i tij ishte aq i fuqishëm sa që depërtonte përmes zhguallit të një breshke uji.

Duket ironike, që në një mjedis kaq të thatë dhe mosmirëpritës të zbulohet kaq shumë jetë detare që ka ekzistuar më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *