SHOWBIZ

Baby G vjen joshëse me bikini: Edhe nëse jeni në shtëpi, vazhdoni të vallëzoni

Rrjetet sociale janë dritarja më e mirë që yjet të ruajnë kontaktet me fansat e tyre, në kohën e mbylljes nëpër shtëpi si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Shumë personazhe të skenës dhe ekranit kanë zgjedhur që në këtë kohë të publikojnë fotografi dhe video nga e kaluara, por edhe imazhe të realizuara gjatë vetizolimit në shtëpi.

Këngëtarja Baby G e ka publikuar një video në Instagram, në të cilën shfaqet mjaft tërheqëse me bikini.

Ajo bën një vallëzim sensual, ndërsa në përshkrim i ka këshilluar ndjekëset e saj që të vazhdojnë të vallëzojnë edhe kur ndodhen në shtëpi.

“Vajza, edhe nëse jeni në shtëpi, vazhdoni të vallëzoni sikur askush nuk ju shikon, sepse askush nuk shikon. Dojeni trupin tuaj për veten tuaj”, ka shkruar Gordana Kingji. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *