SPORT

Arsenali gjen zëvendësuesin e Aubameyangut, 22 vjeçarin që po ‘çmend’ të gjithë

Krerët e Arsenalit kanë identifikuar zëvendësuesin e Pierre-Emerick Aubameyangut, nëse ai do largohet nga ‘Emirates’ gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Gazeta Metro.

Pavarësisht se është ndër lojtarët kryesor në skuadër, Arsenali mund të pajtohet me largimin e Aubameyangut. Sulmuesi nga Gaboni ka kontratë të vlefshme deri në fundin e sezonin tjetër dhe kjo mund t’i shtyej londinezët që ta shesin gjatë kësaj vere.

‘Topçinjët’ tashmë kanë identifikuar zëvendësuesin e tij, sipas mediave angleze. Bëhet fjalë për sulmuesin e ri të Celticut, Odsonne Edouard, i cili ka shkëlqyer gjatë këtij sezoni.

Nga 27 ndeshje të zhvilluara me Celticun në kampionatin francez, reprezentuesi francez ka shënuar 21 gola dhe 12 asistime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *