SHOWBIZ

Alketa Vejsiu: Asgjë nuk zgjat përjetë përveç dashurisë, do mbarojë edhe corona

Prezantuesja e mirënjohur shqiptare, Alketa Vejsiu, vazhdon të dërgojë mesazhe inkurajuese për fansat në këtë periudhë izolimi.

Duke qenë se shquhet për postimet e saj, ajo së fundmi me anë të një fotografie të ndarë në Instagram ka thënë se do të mbarojë edhe coronavirusi.

Në mbishkrimin e këtij imazhi, biondja shton se asgjë nuk zgjat përjetë përveç dashurisë.

“Asgjë nuk zgjat përjetë përveç dashurisë, do mbarojë edhe corona”, ka shkruar ajo.

Fotografia në fjalë e shfaq prezantuesen e njohur në top-formë, përkundër se shfaqet natyrale në oborrin e shtëpisë së saj.

Më pas, 36-vjeçarja ka hedhur një video tjetër të sajën me përshkrimin “Ne do të jemi të lirë”.

View this post on Instagram

We Will Be F.R.E.E

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Si shumë nga personazhet publike, edhe Alketa është detyruar t’i ndërpresë aktivitetet televizive shkaku i pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *