LAJME

Agim Veliu me deklarata kundër VV-së, e nisi pas mesnate zyrtarisht fushatën në Podujevë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka hedhur akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, duke thënë për kandidatin e saj për kryetar Shpejtim Bulliqin, se ka shkuar në partinë më anti-rugoviste në Kosovë

Këto deklarata ai i bëri në hapjen e fushatës zgjedhore për kryetar të Komunës së Podujevës, ku nga VV-ja kandidon Bulliqi, i cili një kohë ishte pjesë e LDK-së.

“Do ta kursejmë kësaj radhe për shkak se më duket që është ivalid diçka. Ai thotë se po e mbron rugovizmin dhe ka shkuar në partinë më antirugoviste në Kosovë”, dëgjohet Veliu duke thënë në një video.

Vlen të theksohet se LDK-VV vetëm një muaj më parë kanë nënshkruar koalicion qeverisës në nivel vendi, ku formuan Qeverinë Kurti, shkruan Gazeta Metro.

Pavarësisht kësaj, për kryetar të Podujevës që pritet të zgjidhet më 15 mars, është duke u zhvilluar një garë e ashpër, sidomos mes këtyre dy partive.

Në këto zgjedhje kandidojnë gjithsej tre kandidatë, nga PDK, LDK e VV:

Naim Fetahu, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës që do ta mbajë numrin 10.

Nexhmi Rudari, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që do ta mbajë numrin 11.

Shpejtim Bulliqi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje që do ta mbajë numrin 12.

Zgjedhjet në këtë komunë vijnë pasi ish-kryetari Agim Veliu, nga LDK-ja u largua nga kjo pozitë pasi mori postin e ministrit të Punëve të Brendshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *