LAJME

Agim Bahtiri intervistohet për shkak të dyshimit për nxitje të përçarjes

Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, është intervistuar për shkak të dyshimit për nxitje të përçarjes dhe mos durimit.

Kjo për shkak të një statusi që Bahtiri e ka shkruar në Facebook lidhur me situatën politike në vend, njofton Klan Kosova.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Prokurorisë:

Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton publikun që me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, është intervistuar sot Kryetarii komunës së Mitrovicës së Jugut A.B., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga neni 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *