SHOWBIZ

Adele ende nuk e beson se si ka arritur të humbë shumë peshë

Adele e ka bërë krahasimin me fustanin që e vishte dikur kur kishte më shumë kile.

Këngëtarja e njohur Adele, kohët e fundit ka ndryshuar në mënyrë drastike.

Ajo ka humbur shumë peshë dhe tani mezi që njihet, mirëpo fansave po u pëlqen ky ndryshim e edhe vetë asaj pasi përpjekjet për t’i arritur këto rezultate ishin të shumta.

Këngëtarja së fundmi madje e ka bërë krahasimin me një paraqitje të saj në vitin 2016 dhe imazhi tashmë po qarkullon në rrjet.

Thuhet se ka humbur plot 45 kilogramë nga një dietë strikte që bazohet në konsumin e ushqimeve të pasura me sirtuine, një kategori proteinash me aktivitet enzimatik që do të mund të përshpejtonte metabolizmin, duke aktivizuar të ashtuquajturin ‘gjen të dobët’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *