LAJME

“A e latë kë pa e fy e linçu?”, aktori Zogjani i reagon këshilltarit të Kurtit për serialin ‘Çka ka shpija’

Këshilltarit të Kurtit i reagon edhe aktori i njohur, Jeton Zogjani.

Këto ditë po bën bujë një deklaratë e njërit prej këshilltarëve të Albin Kurtit, Luan Dalipi.

Ai është ankuar me anë të një statusi për transemtimin e serialit ‘Çka ka shpija’ në televizionin publik, duke e cilësuar serialin si ‘pa shije, pa kreativitet’, palidhje Gazeta Express.

E për këtë ka reaguar edhe aktori i njohur, Jeton Zogjani, i cili është gjithashtu pjesë e serialit në fjalë.

Zogjani ka ndarë statusin e Dalipit, ndërsa ka shkruar: “A lat kënd pa e fy e pa e linçu për këto 100 ditë n’pushtet“.

Zogjani ka qenë kandidat për deputet nga radhët e AAK-së në zgjedhjet e fundit që janë mbajtur në Kosovë.

Ndërkohë, për statusin e Dalipit ka reaguar edhe vetë aktori kryesor i serialit, Naser Rafuna, duke i komentuar atij në status.

Rafuna ka thënë se deri më tani për serialin që bëhet në formë kritikuese e me sarkasëm nuk kanë pasur deri më tani reagim nga askush.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *